Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Të gjitha të dhënat në botë, duke filluar nga të dhënat më të thjeshta të shkruara në letër e deri tek të dhënat më të ndërlikuara që i posedojnë industritë e ndryshme kanë qenë pjesë e Big Data para se të kuptonin se ajo ekzistonte. Të dhënat rriten vazhdimisht dhe është shumë e vështirë që ti përdorim secilën prej tyre.

Të gjitha këto të dhëna përmbajnë në vete një informacion të vlefshëm që do ti ndihmonte një individi apo industrive përkatëse të marrin vendime të rëndësishme afat-shkurta apo afat-gjata. Kur kemi të bëjmë me të dhëna të mëdha dhe të ndërlikuara, padyshim se është më e vështirë të gjendet informacioni i duhur nga ato të dhëna. Prandaj në mënyrë që punët të automatizohen dhe ato të dhëna të strukturohen dhe analizohen më lehtë, janë ndërtuar makina të cilat janë të afta të kryejnë detyra që kërkojnë intelegjencën e njeriut (Intelegjenca Artificiale).

Gjatë këtij hulumtimi do të shohim mardhënien që kanë mes vete Big Data dhe Intelegjenca Artificiale, në çfarë forme bashkëpunojnë ato dhe metodat e reja të cilat po i krijojnë organizatat për të arritur rezultate të dobishme përmes këtyre dy fushave të rëndësishme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2310

Share

COinS