Date of Award
Fall 10-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Hasan Metin
Language
Albanian
Abstract
Në këtë temë kamë shtjelluar disa tema rreth investimeve te huaja direkte lidhur me rastin e Kosovës. Do të analizojë burimet e mundëshme të Kosovës, si dhe pikat e saj të dobëta ne kuadrin e ndikimit të tyre në situatën aktuale të investimeve të huaja hyrëse, si dhe synimet e rekomandimit të strategjive të mundëshme për përmisimin e kësaj situate. Investimet e huaja janë një fenomen relativisht i ri, i cili ka patur një zhvillim të hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja luajnë një rol kyç në proçesin e integrimit global ekonomik. IHD- sjellin kapitalin e nevojshëm, rritin produktivitetin e ekonomisë nëpërmjet transferimit të njohurive dhe teknoligjisë që ndikojnë në hapjen e tregjeve të reja për tregti dhe që rrisin konkurrencën ekonomike mbi të gjitha ndikojnë nëmirëqenien e popullsisë. Rritja e investimeve të huaja është e nevojshme që të jetë objektiv kyç për zhvillimin ekonomik nëpërmjet transferimit të strategjive të qeverive. Përthithja e këtyre investimeve kërkon politika dhe strategji të mirëpërcaktuara, përmisime të vazhdueshme në kuadrin ligjor dhe institucional si dhe përmisime të ndryshme të bizneseve dhe investimeve. Investimet janë baza shumë të forta për zhvillimin e të gjithave shteteve, e veçanërisht shtetet që janë në tranzicion siç është Kosova. Investimet e huaja direkte paraqesin mënyrën më efektive për të krijuar vende të reja të punës në Kosovë dhe për të krujuar parakushte për rritje të qëndrueshme ekonomike për te ardhmen. Kosova ka potencial të madh për tu bërë vend i pëlqyer për investime të huaj dirkete si dhe të tërheq kapital, Informacion dhe teknologji.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1794
Recommended Citation
Haxhimurati, Hisnije, "RËNDËSIA DHE ROLI I INVESTIMEVE TË HUAJA NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË VENDIT TONË" (2018). Theses and Dissertations. 1659.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1659