Date of Award
Summer 7-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Hasan Metin
Language
Albanian
Abstract
Dita ditës nevoja për marrjen e kredive është duke u rritur për arsye të rritjes së luksit shoqëror. Kreditë kanë rol në rritjen e aktiviteteve monetare, me ç’rast duhet të ceket se përbën 80% të të ardhurave të bankave.
Për t’a kuptuar më së miri kreditimin dhe procesin duhet të kalojmë në disa faza që do shpjegohen në këtë punim. Së pari, çka do të thotë konkretisht kreditimi dhe norma të interesit, intitucione financiare bankare dhe jobankare, llojet e kredisë, procesi për aplikim të kredisë, sa janë përqindjet e normave të kredisë.
Për të kuptuar më së miri se sa janë normat e interesit në Kosovë, unë personalisht i bëra hulumtime në Institucione financiare bankare: TEB Bank, Raiffeisen Bank dhe Institucionin financiar jobankar: LESNA, ku do i paraqes konkrretisht cilat lloje të kredisë përbëjnë dhe sa janë norma të interesit dhe periudhat e përmbylljes së kredive në formë të shqyrtimit të literaturës. Si rrjedhojë nga ky hulumtim unë bëra rast studimi (analiza) të kredive në baza vjetore përkatësisht gjatë periudhës tetor 2015 – tetor 2017, duke marrur shumën e saktë të kredive të lejuara gjatë kësaj periudhe, si rrjedhojë do të konstatohet se a ndikojnë normat e larta të interesit në uljen e kërkesave për kredi apo e kundërta.
Evolucioni i kreditimit po zhvillohet aq shpejt saqë shpesh klientët duket se janë të hutuar nga shumëllojshmëria e produkteve financiare të cilat ofrohen. Shumë institucione financiare konsiderohen shpesh si institucione misterioze ose thjesht si institucione të cilat zhvillojnë biznes me shumë leverdi.
Një institucion financiar përcakton nëse kredimarrësit potencialë janë të aftë për kredi, domethënë nëse plotësojnë standardet e kredisë ose të kreditimit të institucionit finanaciar. Për të bërë këtë vendosmëri, secila bankë është në konkurrencë me bankat e tjera, por pa ditur standardet e kreditit të bankave konkurruese. Forma që rezulton unike e konkurrencës çon në ciklet e kreditimit endogjen, "crunches" të kreditit periodik.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1770
Recommended Citation
Haxhimurati, Ardita, "KREDITË – INSTITUCIONE FINANCIARE BANKARE DHE JOBANKARE" (2018). Theses and Dissertations. 1560.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1560