Date of Award
Fall 9-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Bertan Karahoda
Language
Albanian
Abstract
Në menyren me te mire të mundshme jam angazhuar dhe jam munduar t’i qasem punimit perfundimtar, ku në menyre simbolike perfundoj studimet.
Ky punim diplome ka për qellim realizimin e një sistemi automatik të roletes që sot perdoret në çdo shtëpi apo objekt.
Synimi ka qenë që përmes pllakës programuese Arduino të realizohet një system kontrollues per roleten automatike, përmes këtij projekti ne marrim më shumë njohuri rreth roletave në përgjithësi, ndërtimin, parimin e punës së tyre etj.
Në këtë projekt kemi bërë realizimin praktik të një sistemi te roletes e cila funksionon përmes telekomandës, butonit manual, sensorit fotoelektrik dhe përmes një telefoni të mençur i cili ka aplikacionin që komunikon me njësinë komanduese të Smart Home.
Arsyeja pse kam vendosur që pikërisht në këtë lëndë ta punoi temen e diplomes, me ç’rast përfundoi studimet në këtë univesitet ka qenë e thjshteë. Ajo lidhet me disa lëndë të tjra profesionale që i kam pasur në fakultet, pikërisht lidhë mes vetifushat kyçe të biznesit, shkencës dhe teknologjisë.
Qëllimi i këtij punimi ka qenë që njohurit e fituara gjatë mësimit të kësaj lënde t’i thelloj edhe më tutje dhe të paraqes në formë të këtij punimi-punimi të diplomes.
Besoj që kam arritur që, sadopak, në një masë modeste të përfshij pikat themelore që lidhen me treguesit dinamik në studimin e projekteve, e në këtë rast realizimin e një sistemi automatik të roletes që sot përdoret pothuajse çdokundë, si dhe çdo kush që e lexon, të arrijë ta kuptoj thelbin e asaj që ka qenë pikë kryesore e punimit dhe të arrij qellimin e këtij punimi.
Shpresoj që jam përmbajtur disa rregullave themelore dhe e kam bërë këtë punim aq të thjeshtë sa që edhe dikush që nuk e studion këtë fushë të jëtë në gjendje të kuptoj thelbin dhe përmbajtjen e saj. Nësë këtë e kam arritur, jam i kënaqur dhe shpresoj që edhe ai që e lexon do të ndihet njësoj!
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.186
Recommended Citation
Haxhijaj, Qendrim, "ROLETA AUTOMATIKE" (2018). Theses and Dissertations. 200.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/200