Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Sejdi Xhemaili

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij hulumtimi është të ndihmojë kompanitë globale në përmirësimin e menaxhimit të shërbimeve (IT) në mënyre më efikase. Gjatë viteve, IT është bërë shtylla kurrizore e bizneseve deri në pikën ku do të ishte e pamundur që shumë biznese të funksionojnë pa atë.

Si rezultat i rritjes së rolit të saj në ndërmarrje, funksioni i TI po ndryshon, nga një ofrues teknologjik në një partner strategjik. Së bashku me këto ndryshime, infrastruktura IT është duke lëvizur drejt një modeli të centralizuar, shumë të adaptueshëm. Qëllimi kryesor eshte përmirësimi i kualitetit të shërbimeve të Teknologjisë Informative (TI), duke i krijuar kompanise bazamentin që të hulumtojë mundësi të reja biznesi. MSTI është një disiplinë për menaxhimin e shërbimeve të TI-së duke u fokusuar më tepër në aspektin operacional sesa teknik. Qëllimi kryesor është që të ofrojë kornizën e punës në bazë të së cilës ofruesit e shërbimeve të TI-së do të kryenin aktivitete të strukturuara të TI-së dhe do të bashkërendonin ndërveprimin e stafit të TI-së me klientët e biznesit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.149

Share

COinS