Date of Award
Spring 6-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Albulena Ukimeraj
Language
Albanian
Abstract
Për masat dhe dënimet si çështje kryesore të së drejtës penale të çdo shteti, ka pasur studime dhe komentime të mjaftueshme në Republikën e Kosovës.
Synimi kryesor i kësaj çështje është analizimi i dënimeve ose sanksioneve penale, si dhe mënyra e ekzekutimit të tyre që nga kohërat më të hershme e deri tek evoluimi i tyre në ditët e sotme. Si qëllim tjetër i këtij punimi është studimi dhe analizimi i dënimeve që aplikohen ndaj të miturve në Republikën e Kosovës.
Në këtë aspekt, do të analizohen kodet dhe ligjet më të rëndësishme të cilat kanë shërbyer gjatë historisë së Kosovës.
Në kapitullin e II, të këtij hulumtimi kam diskutuar se cila është lënda dhe funksioni i së drejtës penale, në kapitullin e III, është folur për karakteristikat e së drejtës penale gjatë periudhës së shteteve skllavo-pronare dhe atyre feudale si dhe për të drejtën penale të Kosovës gjatë periudhës së feudalizmit. Në kapitullin e VI, është diskutuar funksioni dhe sistemi i sanksioneve penale në përgjithësi dhe në Republikën e Kosovës, si dhe në kapitullin e V, të këtij hulumtimi është folur për sanksionet penale dhe shqiptimi i tyre ndaj të miturve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.313
Recommended Citation
Qorri, Filloretë, "MASAT DHE DËNIMET E ZBATUESHME TË SË DREJTËS PENALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS" (2018). Theses and Dissertations. 354.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/354