Date of Award

Fall 10-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Auditimi është term administrativ me të cilin nënkuptohet procesi që mund të realizohet për të kënaqur kërkesat e menaxhimit, apo të ndonjë auditori tjetër të pavarur, për të plotësuar obligimet statusore.

Në pjesën e parë të punimit është bërë përzgjedhja dhe përshkrimi i materialit hulumtues, ku të dhënat janë të bazuara në libra dhe nga publikimet e faqeve të ndryshme të internetit në mënyrë që të kuptojmë disa koncepte që kanë të bëjnë me auditimin, qëllimet e auditimit, rolin dhe veprimtarin e reviziorit të jashtëm.

Në këtë hulumtim është trajtuar tema përkatëse për të analizuar dhe krahasuar ndikimin e auditimit të jashtëm në performancën e Bankave Komerciale në Kosovë. Auditimii i jashtëm luan një rol shumë të rëndësishëm si në sektorin privat ashtu edhe publik. Rëndësia këtij punimi hulumtues kanë qenë opinionet e Auditorëve të pavarur për pasqyrat financiare të bankave ProCredit, TEB, NLB, për vitin në shqyrtim ku përfshijnë pasqyrat e fitimit ose humbjeve dhe të ardhurave të tjera gjithpërfshirëse, ndryshimeve në kapital dhe flukseve të parasë për vitin e mbyllur në atë datë, dhe shënimet që përbëhen nga një përmbledhje të politikave të rëndësishme kontabël dhe të shënime të tjera shpjeguese.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1776

Included in

Business Commons

Share

COinS