Date of Award
Summer 7-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Visar Krelani
Language
Albanian
Abstract
Motivi për këtë hulumtim bazohet në cilësitë pozitive të drurit monolit si material ndërtimor. Objekti i trajtuar në këtë punim është projektuar si objekt me destinim ekonomik dhe lokacioni i tij është menduar në zonën industriale, Gjakovë. Problematikë kryesore e realizimit të objekteve ekonomike është krijimi i hapësirave të mëdha mes mbajtësve, në mënyrë që të mos pengohet procesi teknologjik. Përcaktimi i distancës mes mbajtësve shpesh kufizohet nga pesha vetjake e materialit të mbajtësve, prandaj për këtë punim është përzgjedhur druri monolit si material me peshë vetjake katër herë më të vogël se betoni. Pesha e vogël vetjake e materialit ndikon në lehtësimin e tërë konstrukcionit dhe në anën tjetër nuk e redukton aftësinë mbajtëse. Ndër arsyet tjera të përzgjedhjes së drurit monolit është: elasticiteti; kostoja e vogël e ndërtimit dhe thjeshtësia e përpunimit; ndjeshmëria e vogël ndaj ndryshimeve të temperaturës; aplikimi i sistemeve statike të ndryshme; mundësia e montimit, demontimit dhe dislokimit etj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.417
Recommended Citation
Qarri, Çlirim, "STRUKTURA NGA DRURI MONOLIT (Objekt me destinim ekonomik, zona industriale Gjakovë)" (2018). Theses and Dissertations. 447.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/447