Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Bekim Selimi

Language

Albanian

Abstract

Ky punim synon të japë një pamje të përgjithshme të projektit ideor për ndërtimin e një rruge, duke treguar karakteristikat e ndryshme dhe hapat për të filluar ndërtimin e një rruge. Projektimi i rrugëve është një proces i ndërlikuar professional si dhe kërkimor i cili ka për qëllim zgjidhjet optimale, ku në kë këtë projekt ideor janë paraqitur të dhënat thelbësore për ndërtimin e një rruge siç janë: matjet gjeodezike në terren, pjesën tekstuale, pjesën grafike, paramasen dhe parallogarinë, raportin teknik etj.

Rruga e projektuar ndodhet në Komunën e Gjakovës, fshati Damjan dhe ka 727,14m gjatësi. Projekti është bërë duke përdorur programin AutoCAD CIVIL 3D 2018. Projekti i kësaj rruge rurale është hartuar për të arritur qasje më të lehtë për shërbimet sociale nga komuniteti dhe rrethina.

Objektivat e këtij hulumtimi janë të hulumtojmë mënyrat më të përshtatshme për qasjen e banorëve drejt rrugës, në aspektin ekonomik, aspekti ekologjik si dhe mjedisor.

Studimet janë të fokusuara në përmirësimin e dizajnit të rrugëve dhe eliminimin e vendeve të rrezikshme në kthesa, gjithashtu studimet përfshijnë sfidat e projektimit rrugor, pjesën grafike dhe pjesën tekstuale të një projekti ideor.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.416

Included in

Engineering Commons

Share

COinS