Date of Award
Fall 11-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nazmi Zeqiri
Language
Albanian
Abstract
Ekonomia e Kosovës që nga viti 1999, kryesisht është mbështetur nga ndihmat ndërkombëtare, remitencat dhe nga sektori publik. Roli sektorit privat ishte mjaft i vogël. Megjithatë, konsiderohet se Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) duhet te luajnë rolin primar në gjenerimin e rritjes ekonomike.
Sipas të dhënave të Agjensionit për Regjistrimin e Bizneseve në Republiken e Kosovës (ARBK), në Kosovë janë regjistruar deri më tani mbi 172,000 biznese që nga viti 2000, rreth 98% të ketij numri e përbëjnë NVM-te. Mbi 50% e NVM-ve që operojne në Kosovë, karakterizohen me investime të vogla dhe joproduktive dhe kjo situatë kufizon kapacitetet e tyre për të gjeneruar punësim.
Qëllimi themelor i këtij punimi është diagnostifikimi gjendjës aktuale të ndikimit të politikave fiskale tek NVM-te, identifikimin e disa prej problemeve, pengesave dhe barrierave që ngulfasin zhvilimin e aktiviteteve të tyre, poashtu duke identifikuar njëkohësisht nevojat dhe kërkesat e këtij komuniteti për përmirësimin e gjendjës, avancimin e proceseve zhvillimore dhe zhvillimin e trendeve pozitive ne aspektin strategjik. Megjithatë, zhvillimi ekonomik i një shteti nuk mund të imagjinohet dhe të bëhet realitet pa një politikë fiskale dhe sistem tatimor të mirëfilltë.
Sistemi tatimor paraqet element të rëndësishëm të sistemit makroekonomik i cili duhet të sigurojë një bazë elementare fiskale që ka për qëllim të mbledhë të ardhura me të cilat arrinë të mbulohen shpenzimet publike dhe shpenzimet tjera të parapara me ligjë. Për të arritur mirëqenie dhe stabilitet politik, qeveritë e shteteve synojnë arritjen e ekuilibrit ekonomik.
Qeveritë përdorin instrumente të ndryshme për të stimuluar rritjen e ekonomisë, për të ulur papunësinë dhe për të arritur objektivat makroekonomike. Në këtë kontekst të rritjes së ngadalshme ekonomike të viteve të fundit dhe të presioneve fiskale, Kosova ballafaqohet me sfidën më komplekse të zhvillimit ekonomik. Trendet e reja integruese ekonomike dhe orientimi drejt ekonomisë së tregut imponojnë nevojën që sistemi tatimor të adoptohet me këto procese dhe ndihmon ato duke mbajtur rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes NVM-ve pasi qe këto llogariten te jenë shtylla kurrizore për zhvillimin ekonomik të një vendi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1798
Recommended Citation
Hyseni, Liridon, "NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE NË NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS" (2018). Theses and Dissertations. 1663.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1663