Date of Award

Winter 2-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Imeri-Isufi

Language

Albanian

Abstract

Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar rolin dhe rëndesin që ka auditimit në mbarëvajtjen e sistemit në të cilin po jetojmë. Kjo është një çështje shumë delikate pasi sa do që një shoqëri të jetë në nivelin më të lart të ndërgjegjësimit përsëri është shumë e rëndësishme që strukturat e auditimit apo kontrollit të jenë tejet profesionale dhe funksionale në nivelin më të lart të mundshëm. Për shekuj me radhë, auditimi ishte një procedurë administrative për të kontrolluar dokumentet,numërimin e pasurive dhe raportimin e ngjarjeve të kaluara në lloje të ndryshme të menaxhimit. Temën e kam trajtuar në këndvështrimin e dallimeve funksionale mes të dy llojeve të auditimit, të jashtëm dhe të brendshëm.

Demokracia kërkon që qeveria të jetëpërgjegjës në përdorimin e parave publike dhe në sigurimin e efektivitetit, efikasitetit dhe ekonomisëpër ofrimin e shërbimit. Sistemet gjithnjë e më të mëdha dhe më komplekse kërkojnë kompetenca më të mëdha, kështu

auditimi është dashur të bëhet gjithnjë e më profesionale.

Përparimet teknologjike kanë bërë të mundur ndjekjen dhe analizimin e më shumë të dhënave shumë më shpejt nënjë botë të informuar që vazhdon të bëhet gjithnjë e më hapa më tëshpejtë, dhe e bën të domosdoshme që qeveritë të jenë mirëe informuar nga auditimi i brendshëm mbi rreziqet dhe përmirësimet e menaxhimit të financave publike dheofrimit të shërbimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1797

Included in

Business Commons

Share

COinS