Date of Award

Fall 11-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Binak Beqaj

Language

Albania

Abstract

Tarkikati Bektashi është një tarikat sufi, që bashkëndan të njëjtat tipare me tarikatet e tjera duke pasur një nevojë për udhëheqje shpirtërore - i quajtur baba sipas bektashijve - si dhe doktrinën e "katër portave" që duhen tejshkuar: Sheriati, Tarikati, Hakikati dhe Marifeti. Bektashizmi i jep vëmendje të veçantë Waḥdat al-Wujūd (Njësimit) të formuluar nga Ibn Arabiu, një formë panenteizmi kjo. Ka gjithashtu ndikime të mëdha nga Shi'izmi, me përnderim ndaj Aliut, Dymbëdhjetë Imamëve dhe ndërmendjen ritualore të Ashures në përkujtim të Betejës së Qerbelasë. Bektashijtë e çmojnë Nevruzin si ditë të shenjtë.

Përmes Waḥdat al-Wujūd bektashijtë shohin realitetin e përfundëm në përmbajtjen e Hak-Muhammed-Aliut, të cilën nuk e cilësojnë një trinitet. Megjithatë ka praktika të tjera që kanë përngjasime me tradita të tjera, si vakti ritualor i të ngrënit (muhabbet) dhe rrëfimet e përvitshme të mëkateve tek një baba (magfirat-i zunub). Bektashijtë e mbështesin besimin dhe ritualet e tyre tek interpretimi dhe të kuptuarit e tyre joortodoks dhe mistik i Kuranit dhe Praktikave. Ata nuk kanë doktrinë specifike të shkruar për këtë, kështu që kuptimësia dhe interpretimi mund të dallojë në varësi të mësuesit që e ka ushqyer. Bektashijtë përnderojnë mistikët Sufi jashtë tarikatit të tyre, si Rumi, Ibn Arabiu dhe el-Gazaliu që janë më të afërtit në shpirt me ta.

Bektashinjtë falen vetëm dy herë në ditë dhe faljen nuk e bëjnë detyrimisht me fytyrë nga Meka, nuk përkulen detyri-misht në gjunjë. Sikundër myslimanët e tjerë, shumica e bektashinjve nuk e hanë mishin e derrit, as nuk i prekin me dorë breshkat, qentë e gjarpërinjtë dhe, mbi të gjitha, nuk u afrohen lepujve. Disa bektashinj e pijnë alkoolin e madje, në disa teqe, rakinë e bëjnë vetë. Gratë e tyre marrin pjesë si të barabarta në ceremonitë e kuvendimet, diçka tjetër kjo që i skandalizon myslimanët tradicionalë e që në të kaluarën ka dhënë shkas për hamendje të forta e thashetheme për jetën dhe sjelljet brenda teqeve. Bektashinjtë nuk e kanë detyrim të mbajnë Ramazan, por ata agjërojnë, ose të paktën nuk pijnë lëngje, gjatë periudhës së matemit, pra në dhjetë ditët e para të muajit Muharrem, gjatë të cilave përkujtohen vuajtjet dhe vdekja e imamit Hysein. Pas matemit vjen festa e hashures (shih), gjatë së cilës hahet një ëmbëlsirë e bërë me grurë të rrahur, fruta të thata, arra dhe kanellë. Nga bektashinjtë shqiptarë kremtohet edhe Nevruzi, viti i ri persian dhe ditëlindja e imam Aliut.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.800

Included in

Architecture Commons

Share

COinS