Date of Award
Summer 7-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Lutfi Bina
Language
Albanian
Abstract
Filtrat aktiv, sot paraqesin elementin krucial në pajisjet elektronike, sidomos të atyre për bartjen e sinjaleve dhe selektimit të tyre sipas frekuencave të caktuara për qëllime të ndryshme. Filtrat aktiv, gjatë lëshimit të sinjalve nëpër atë, e bëjnë forcimin e komponentës së dobishme të sinjalit, ndërsa komponentët e padëshiruara të atij sinjali i dobësojnë. Filtrat aktiv janë elemente katërpolare. Sipas frekuencave të sinjaleve që i lëshojnë, filtrat aktiv ndahen në më shumë grupe prej të cilave dallohen katër prej tyre: • Filtrat lëshues të frekuencave të ulëta (FLFU); • Filtrat lëshues të frekuencave të larta (FLFL); • Filtrat lëshues të brezit të frekuencave (FLBF) ose filtrat brezlëshues të frekuencave; • Filtrat jolëshues të brezit të frekuencave (FJBF) ose filtrat brezpengues të frekuencave. Në punim me kujdes të veçantë janë trajtuar filtrat digjital, por janë shpjeguar edhe filtrat elektronik (të kompozuar nga rezistorë, kondensatorë dhe/ose induktivitete). Të gjithë filtrat analog janë të llojit IIR (Infinite impulse response). Me anë të paqetës programuese MATLAB janë analizuar filtra aktiv të llojit IIR. Këta filtra kanë gjetur aplikim të madh në shumë sisteme lineare inveriante në kohë (LTI sisteme). Në punim janë marrë disa raste studimi të filtrave digjital IIR duke u bazuar në metodën e përafrimit të filtrave analog të Çebishev-it, të Butherworth-it dhe eliptik me parametra të caktuar, duke i trashëguar karakteristikat e këtyre zgjidhjeve. Të njejtit filtra i kemi analizuar edhe ne përmes paketës programuese MATLAB, duke dhënë rekomandimet se për këto lloje filtrash çfarë duhet të jenë performancat e tyre, që të kemi sa më pak dobësime të sinjalit në dalje.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.182
Recommended Citation
Selimi, Edona, "DIZAJNIMI I FILTRAVE DIGJITAL REKURZIV (IIR)" (2018). Theses and Dissertations. 204.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/204