Date of Award

Spring 4-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ermal Lubishtani

Language

Albanian

Abstract

Incotermet janë bërë një pjesë e gjuhës së përditshme të tregut. Ato kanë arritur që të futen në kontratat për shitjen e mallrave në mbarë botën dhe si të tilla shërbejnë dhe garantojnë disa rregulla dhe mbikqyrje për importuesit, esportuesit, avokatët, trasportuesit si dhe studentët e tregut ndërkombëtar (Internationational Chamber of Commerce (ICC), 2010)

Incoterm nga viti 1936 kanë qenë të përpunuara në 11 klauza, të cilat në praktikën e atëhershme kanë qenë shpesh në përdorim, kuptohet të rindërtuara me kuptimet e reja. Me zhvillimin ekonomik dhe përparimin e praktikës të tregtisë së jashtme është paraqitur nevoja për shpjegime të reja të klauzave transportuese. Në maj të vitit 1953, Oda Tregtare Ndërkombëtare (ang: Internationational Chamber of Commerce (ICC)), në kongresin e saj në Vienë, ka dhënë shpjegime të reja për 9 klauza transportuese. Por edhe këto shpjegime janë reviduar në INCOTERMS (ang;International Commercial Terms) në vitin 1990 dhe 2000, te të cilat, në mënyrë të veçantë janë përpunuar 11 dispozitat e 13 klauzave, të grumbulluara në katër grupe. Të dy këto pika me rëndësi jetike për Incoterms do të trajtohen në kapitujt e mëposhtëm të këtij punimi të diplomës.

Incoterm më së shumti trajtohet nga e drejta biznesore ndërkombëtare. E drejta biznesore ndërkombëtare në pikëpamje juridike i rregullon këto aspekte: (i) shitjen ndërkombëtare të mallrave; (ii) transportin e mallrave; (iii) sigurimin e mallrave nga humbja dhe shkatërrimi; (iv) financimin dhe pagesën e mallrave; dhe (v) zgjedhjen e kontesteve eventuale që lindin nga këto marrëdhënie. Karakteristikë e të drejtës biznesore ndërkombëtare është standardizimi respektivisht unifikimi i normave dhe rregullave juridike në planin ndërkombëtar. Pasi që ekzistojnë shumë marrëdhënie juridike të cilat në këtë raste kombinohet në punë të caktuara ekonomike automatikisht ekziston nevoja e harmonizimit ndërkombëtar dhe unifikues të së drejtës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1796

Included in

Business Commons

Share

COinS