Date of Award
Spring 5-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Bertan Karahoda
Language
Albanian
Abstract
Robotika hapësinore është një fushë shkencore relativisht e re e cila është zhvilluar krahas nevojave në rritje të krijuara nga eksplorimet hapësinore. Evulucioni teknologjik duhej të ndodhte më qëllimin që ti përmbushte kërkesat e shumta për mjedise me kushte ekstreme siç është hapësira. Këto arritje teknologjike do të duhet të punojnë në mjedise pa gravitet, atmosferë të rrallë dhe në tëmperatura ekstreme.
Ky punim kujton disa nga misionet kryesore të robotikës në hapësirë dhe shpjegon teknologjitë që lidhen me to. Manipulatorët e hapësirës, eksploruesit e ndryshëm, anijet kozmike etj, do të jenë disa nga temat të cilat do të diskutohen më poshtë.
Teknologjia e hapësirës ka një impakt gati në të gjitha sferat socio-ekonomike të jetës. Hapësira mbetet sfida më e madhe e robotëve dhe poashtu nxitja kryesore e inovacioneve të ndryshme teknologjike. Kjo është edhe njëra prej arsyejeve që shumë grupe kërkimore, akademi shkencore, industri dhe shtete në përgjithësi, insistuan që të bashkojnë hapësirën me robotikë që të krijojnë një definicion të ri pra robotikën hapësinore.
Disa nga veçorit kryesore të robotëve hapësinor janë kontrolli autonom, inteligjenca artificiale, mobiliteti, teknikat e ndryshme të rikonfigurimit etj. Këto tipare kërkojnë zgjidhje inovative në shkenca kompjuterike, mekatronikë dhe në përgjithësi teknologji kontrolluese.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.183
Recommended Citation
Ameti, Erjon, "ROBOTËT HAPËSINOR" (2018). Theses and Dissertations. 203.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/203