Date of Award

Winter 2-2020

Document Type

Thesis

First Advisor

Skender Bublaku

Language

Albanian

Abstract

Kosova vleresohet se i ka të limituara resurset ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore dhe si e tillë klasifikohet në grupin e shteteve me stres të ujit. Për të plotësuar mungesat e këtyre resurseve por edhe për arsye mjedisore dhe ekonomike, si një mundësi e mirë për plotësimin e mungesave sot po konsiderohet rishfrytëzimi i ujit. Rishfryetëzimi definohet si ripërdorim i ujërave që shfrytëzohen nga objektet, ujërat që mund të grumbullohen nga kulmet, ujërat tjera sipërfaqësore dhe nëntoksore në dhe rreth objekteve.

Ky punim trajton objektin e IV-të në Kampusin e UBT-së në Lipjan dhe analizon mundësinë e plotësimit të kërkesës për ujë, nga ripërdorimi i ujit nga objekti dhe shfrytëzimi i ujit të shiut nga kulmi, bashkë me ujërat drenazhauese të objektit. Për të përcaktuar këto sasi dhe mënyren e shfrytëzimit, në objektin IV është kryer dizajnimi i sistemt të furnizimit dhe largimit për ujin që do shfrytëzohet për pije, largimin e ujërave të zeza, atyre gri, grumbullimin e ujërave të shiut nga kulmi si dhe ujërat kulluese nga objekti.

Objekti IV i kampusit të UBT-së në Lipjan është dizajnuar për një sipërfaqe prej 5,257 m2 në bazë dhe në kulme. Ujërat që dalin nga lavamanët e që do të përdoren për rishfrytëzim, janë dizajnuar veçmas nga ujërat e zeza. Gjithashtu një sistem ripërdorimi për shpërlarjen e WC është dizajnuar i veqant nga furnizimet e paisjeve tjera hidrosanitare. Kërkesat për ujë të pijës për objektin IV, janë vlersuar në 4.8 l/s ndërsa ato të shkarkimit në pikun e shfrytëzimit mund të shkojnë prej 30-60 l/s. Llogaritja e reshjeve të shiut për periudhë përsëritëse 50 vjeqare me kohëzgjatje për 3 minuta maksimale do të jenë 4 mm, që nënkupton se sasia maksimale e rrjedhjes së ujit nga kulmi prej 5,257 m2 është 116.8 l/s ndërsa ngarkesa për një vertikale është 4.8 l/s. Rrjedhja maksimale e ujërave nëntokësore nga kullimi në dhe rreth objektit janë vlerësuar që mund të paraqiten 7.5 l/s. Nga analiza e rezultateve të sasive të ujit, janë llogaritur edhe vëllimet që mund të ripërdoren nga ujërat gri, ato të shiut dhe ujërat nëntoksore:

- Nga ripërdorimi i ujërave gri që gjenerohen nga lavamanet e objektit është e mundëshme të sigurohen rreth 27 m3 në ditë ujë, që do të përdoret për shpërlarjen në WC.

- Nga ujërat e shiut që mund të rishfrytëzohen dhe nga ujërat nëntokësore këto vëllime janë 1,260 respektivisht 54 m3.

Ky vëllimi do të shërbente për të plotësuar kërkesat për mirëmbajtejen e gjelbrimit përrreth 1 ha dhe rezervë e vlefshme për raste emergjente si ajo e zjarrit.

Rezultatet e punimit tregojnë se është e mundëshme të sigurohet sasi e vlefshme e ujërave nga ripërdorimi i ujërave të përdorura, shfrytëzimi i ujërave të shiut dhe atyre drenazhuese që do të plotësojnë mungesen e theksuar të ujit. Gjithashtu shfrytëzimi i këtyre ujërave ka një ndikim pozitiv mjedisor dhe zvogëlon koston ekonomike të shfrytëzimit të ujit.

Ky punim sygjeron autoritet që merren me përcaktimin e kritereve për ndërtim në Kosovë të shikojnë mundësinë e fillimit të aplikimit edhe kriteret për rishfrytëzimin e ujërave veçanërisht në zona urbane dhe objekte me sipërfaqe të medha.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2319

Share

COinS