Date of Award
Summer 8-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Shqiptar Demaçi
Language
Albanian
Abstract
Hyrje – në këtë punim janë trajtuar çështjet, që kanë të bëjnë me të kuptuarit ose konceptet e shkaktarëve të Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK), klasifikimi i shkaktarëve të Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK), menaxhimi i rasteve klinike tek pacientët me Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) si dhe roli i infermieres/it në trajtimin e pacientëve me Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK).
Ky punim synon, që duke u mbështetur në rezultatet e hulumtimit duke marrë në konsideratë situatën ekzistuese dhe perspektivën e sistemit shëndetësor në Kosovë, të prezantojë menaxhimin dhe kujdesin infermieror për pjesëmarrje aktive në parandalimin, diagnostifikimin dhe trajtimin adekuat por edhe duke asistuar dhe mbështetur punën e mjekut me qëllim që së bashku të parandalojmë me kohë komplikimet e mundshme nga Sëmundjet Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK).
Pikësynimi i punimit është që të prezantohet incidenca e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) të rasteve të diagnostifikura në Klinikën e Pulmologjisë QKUK - Prishtinë.
Rezultatet : janë analizuar 10 raste me Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) ku 4 pacientë kanë qenë me Bronkit akut dhe 5 pacientë me Astmë ndërsa me Emfizemë 1 pacient. Këto të dhëna janë siguruar në bazë të anketimit të pacientëve në Klinikën e Pulmologjisë QKUK- Prishtinë.
Në bazë të paraqitjes në tabela dhe grafikone është vërejtur se grupmoshat më të prekura me Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) janë grupmoshat nga 40-49 vjeç dhe 50-59 vjeç së bashku, me nga 3 raste, kurse grupmoshat 60-69 vjeç me 4 raste.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2307
Recommended Citation
Rexhaj, Besarta, "SËMUNDJA PULMONARE OBSTRUKTIVE KRONIKE DHE RËNDËSIA E TRAJTIMIT KIRURGJIK - ROLI I INFERMIERES/IT" (2020). Theses and Dissertations. 1696.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1696