Date of Award
Winter 12-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Enver Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Pritshmeritë për të ardhmen ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri nuk janë aspak të mira, dhe kjo si pasoje sepse jemi në prag të një krize të madhe ekonomike në mbarë botën dhe jo vetëm në këto dy shtete. Covid – 19, doli një ngjarje e rastësishme dhe e paparashikuesh-me që do jetë një shok negativ. Dhe, duke shtuar pasiguri për të ardhmen, ndikon në zbrapsjen e investitorëve dhe rënien e investimeve. Investitorët janë të frikësuar se kanë investuar paratë e tyre në ekonomitë në zhvillim, të cilat tashmë janë të goditura rëndë nga kjo krizë ekonomike. Nga kjo situat vendet që varen nga mallrat eksportuese kanë marrë një goditje të dyfishtë nga kjo situatë.
Vendet në zhvillim dhe vendet me të ardhura të ulëta në të gjithë botën janë në rrezik më të madhë, këtu bënë pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Miliona njerëz në mbarë botën janë vetizoluar, po ashtu edhe në Maqedonin e Veriut dhe Shqipëri kanë vendosur karantinë, fluturimet janë anuluar, sheshet janë zbrazur, kufijtë, shkollat, universitetet e bizneset janë mbyllur, duke e krijuar një situatë që ngjason me ato para-apokaliptike.
Natyrisht se masa të tilla janë të domosdoshme dhe se asnjë indikator ekonomik s’duhet vënë para shëndetit.
Megjithatë, ndonëse e pamjaftueshme për ta parashikuar shkallën e dëmeve që COVID-19 mund t’i ketë në ekonomin e vendit. Bizneset kryesore që kanë fuqi të madhe punëtore kanë qenë të mbyllura. Shumë është rritur papunsia. Nëse llojet e bizneseve nuk ndihmohen me grante të ndryshme, me lehtësime fiskale shumë biznese nuk do të hapen, do të mbyllen përfundimisht, çka është bërë deri tani nuk mjafton, 80 % e bizneseve të vogla do të falimentojnë sapo të hapen, biznesi duhet ndihmuar urgjent në forma të ndryshme.
E ardhmja nuk është koha e shpëtimit, nuk është pritje, nuk është shpresë. Ajo që tashmë është e qartë është se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria s’do të dalin nga kjo krizë njëjtë siç janë futur.
Pasojat e krizës në ekonomi shfaqen të rënda nga dita në ditë: falimentim biznesesh, shtim i papunësisë, rënie e fuqisë blerëse, e prodhimit vendas dhe e shkëmbimeve tregtare. Shpresat janë që normaliteti të kthehet në vitet 2022-2023 nisur nga shkalla e rëndë e goditjes nga pandemia të turizmit, shërbimeve, transportit, ndërtimit, fasonerisë që janë sektorë jetikë të ekonomisë në Maqedonin e Veriut dhe në Shqipëri.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2609
Recommended Citation
Rexhaj, Diellza, "Analizë krahasimi e zhvillimit ekonomik të dy shteteve Maqedoni Veriore & Shqipëri" (2020). Theses and Dissertations. 2117.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2117