Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Computer and Information Science (MCIS)
Department
Computer Science
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim është paraqitur dhe diskutuar i gjithë procesi i konfigurimit, mbledhjes, ruajtjes dhe analizës së shënimeve nga rrjeti social Twitter, duke përdorur të gjitha platformat e hapura (Open Source) - pa pagesë.
Punimi përfshinë pjesën teorike dhe pjesën praktike apo realizimin teknik të procesit për mbledhjen, ruajtjen dhe analizën e të dhënave (Data Science). Në pjesën teorike është diskutuar për të gjeturat dhe analizat nga publikime dhe artikuj të ndryshëm lidhur me të dhënat nga rrjetet sociale. Gjithashtu janë elaboruar edhe metodat e ndryshme të analizës së përmbajtjes së tekstit. Në pjesën e realizimit teknik është paraqitur në detaje se si mund të realizohet teknikisht, përmes platformave të hapura (Apache Kafka, PostgreSql, ElasticSearch), mbledhja dhe ruajtja e të dhënave në kohë reale nga rrjeti social Twitter. Me anë të analizës së këtyre të dhënave (Jupyther Notebook – Python) janë prezantuar edhe rezultatet konkrete nga rastet e studimit, që janë marrë nga të dhënat e rrjetit Twitter.
Në rastet e studimit, të shtjelluara në këtë punim, të dhënat janë marrë nga rrjeti Twitter duke i filtruar ato paraprakisht me fjalët kyçe si “Kosovo”, “Messi”, “Ronaldo” dhe “Pepsi dhe Coca Cola”. Në bazë të këtyre të dhënave janë bërë analiza të ndryshme dhe janë fituar rezultate inkurajuese. Fokusi kryesor ka qenë në analizën e përmbajtjes së tekstit, specifikisht në polarizimin negativ dhe pozitiv të përmbajtjes së tekstit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2627
Recommended Citation
Rexhepi, Afrim, "MBLEDHJA DHE ANALIZA E TË DHËNAVE DHE AKTIVITETEVE NGA RRJETET SOCIALE DUKE PËRDORUR PLATFORMA TË HAPURA" (2020). Theses and Dissertations. 2123.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2123