Date of Award
Winter 12-2020
Document Type
Thesis
Department
Information Systems and Security
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Punimi shtjellon problemet që u paraqiten me rastin e përhapjes së pandemisë së fundit globale. Problemet janë në shumë aspekte, problemet në menaxhimin e mirë të shëndetsisë, probleme tek kompanitë e fluturimeve, problemet me turizmin, problemet tek aktivetetet sportive, tek ndërmarrjet e mëdha, të mesme dhe të vogla, e të tjera. Problemet tek këta sektorë u shfaqën kur shtetet filluan mbylljen e disa prej veprimtarive. Pasojat ishin të pashmangshme, vetëm se niveli i pasojave do të dallonte prej veprimtarisë në veprimtari, përshembull, tek sektori i ndërtimit dhe sektori i pjesëve të këmbimit. Pra, në këtë punim fokusi do të jetë tek bizneset. Hulumtimi i këtij punimi do të bazohet në shtjellimin e literaturës, me përfshirjen e aspekteve të sistemeve të informacionit në përgjithësi, literaturës për menaxhim të suksesshëm të biznesit, rolit të teknologjisë në përkrahjen e bizneseve, rolit të sistemeve të informacionit me koncentrim në biznes gjatë periudhës së pasigurisë. Kësaj i shtohet edhe grumbullimi i informacioneve përmes mostrës së hulumtimit, modelit të hulumtimit dhe mbledhjës se të dhënave. Hulumtim synon që të arrihet tek qëllimet e tij përmes një renditje logjike të punimit. Punimi shqyrton problemet e parashtruara në të, i diskuton ato sipas aspekteve të autorëve dhe drejtohet kah arritja e rezultateve të synuara.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2584
Recommended Citation
Rexhepi, Albion, "ROLI DHE RËNDËSIA E SISTEMEVE TË INFORMACIONIT NË KOHË PASIGURIE" (2020). Theses and Dissertations. 2071.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2071