Date of Award
Fall 10-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Hyrie Koraqi
Language
Albanian
Abstract
Aditivët apo shtesat ushqimore janë shumë të rëndësishëm në degën e industrisë ushqimore si në Kosovë ashtu edhe në botë. Çdo gjë që i shtohet ushqimit, shtohet për një qëllim të caktuar e edhe aditivët ushqimorë i shtohen ushqimit për të ruajtur ose përmirësuar sigurinë e tij, freskinë, shijen, strukturën ose pamjen e atij ushqimi. Ekzistojnë kategori të ndryshme të aditivëve dhe secila prej tyre ka një funksion të caktuar kur shtohet në ushqim. Njëra prej kategorive shumë të rëndësishme të aditivëve ushqimorë është ajo e konservuesve, të cilët shtohen me qëllim që të zgjasin afatin e ruajtjes së një produkti ushqimor dhe të mbajnë të freskët një produkt ushqimor për një kohë sa më të gjatë. Dy prej konservuesve që kanë përdorim të gjerë në vendin tonë dhe më gjerë janë Benzoati i Natriumit dhe Metabisulfiti i Kaliumit. Për këtë arsye u realizua një hulumtim në bashkëpunim me qytetarët e Republikës së Kosovës për të parë se sa përdoren aditivët ushqimorë në vendin tonë e specifikisht edhe konservuesit në fjalë. U studiua qëllimi i përdorimit të tyre në produkte ushqimore, produktet që konservohen më së shumti si dhe efektet anësore të mundshme të tyre. Poashtu u kuptua se ku furnizohen qytetarët më së shumti më aditivë dhe sa ju përshtatet çmimi i tyre. Të gjitha të dhënat e marra dhe analizat statistikore të kryera janë punuar me programin MS Excel.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.18
Recommended Citation
Rexhepi, Donika, "ADITIVËT USHQIMORË (Benzoati i Natriumit E211 dhe Metabisulfiti i Kaliumit E224) DHE PËRDORIM I TYRE NË PRODUKTE USHQIMORE" (2020). Theses and Dissertations. 24.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/24