Date of Award
Summer 7-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Halil Bashota
Language
Albanian
Abstract
Teknologjia e informacionit shëndetësor është një sistem i jashtëzakonshëm që ngërthen në vete kompleksitetin e tij dhe ofron potencial për të përmirësuar cilësinë, efikasitetin, sigurinë dhe kursen kohën në shkallë të madhe. Vendosja e teknologjisë së informacionit shëndetësor ballafaqohet me sfida të reja dhe përgjatë rrugëtimit mund të krijohen edhe probleme të ndryshme, të natyrave të ndryshme, të cilat ndonëse mund të jenë të vështira, mirëpo ato janë të kapërcyeshme dhe të tejkalueshme. Ky punim ofron një çasje të balancuar rreth tri elementeve të rëndësishme: E para: Ofron informacione të mjaftueshme dhe të bollshme se çka përfshin teknologjia e informacionit shëndetësor dhe çka nënkuptohet me atë term. Në këtë kontekst është e pashmangshme të mos potencohet e përmendet nevoja menjëhershme për teknologjinë e informacionit shëndetësor dhe benefitet e ndryshme që sjell. E dyta: Sfida apo problemet e ndryshme nga përdorimi i teknologjisë së informacionit shëndetësor, ku ajo që vlen të përmendet është fakti se ndonëse ka beneficione e të mira të shumta, megjithatë nuk mund të kalojë pa u ballafaquar me sfida e pa u ndeshur me probleme të ndryshme. E treta: Mjetet e përdorura për teknologjinë e informacionit shëndetësor, ku nga shqyrtimi i kësaj çështjeje vijmë në konkluzion se ekzistojnë mjete të shumta që mund të përdorën për aplikimin e teknologjisë së informacionit shëndetësor.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2317
Recommended Citation
Veliu, Blerina, "SFIDAT E KUJDESIT SHËNDETËSOR DHE ROLI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT SHËNDETËSOR" (2020). Theses and Dissertations. 1673.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1673