Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Vehebi Sofiu

Language

Albanian

Abstract

Në teori, energjia diellore u përdor nga njerëzit qysh në shekullin VII, kur historia na tregon se njerëzit përdorën rrezet e diellit për të bërë zjarr dhe druri u dogj për gatim dhe nxehtësi. Energjia e erës dhe e ujit ishin burime të hershme të energjisë me erën që përdoren për shtytjen e anijeve dhe kthimin e mullinjve të erës që nga kohërat e lashta, romakët madje përdorën ujë gjeotermal për ngrohje. Deri në mesin e shekullit të 18-të, burimet e rinovueshme të energjisë ishin format e vetme të energjisë në dispozicion, por më pas, me ardhjen e Revolucionit Industrial, lëndët djegëse fosile filluan të shfrytëzohen. Sipas hulumtimeve energjia e ripërtrishme do ta ulë koston e jetesës në botë. Aplikimi i energjisë së ripërtrishme, për Kosovën si shtet i ri do të ishte një mënyre e fitimit të energjisë shumë e qëlluar. Egzistojnë mënyra të ndryshme të përfitimit të energjisë përmes elementeve të ripërtrishme natyrore, siç janë: energjia e diellit, energjia e erës, energjia gjeotermale, hidroenergjia, biomasa. Duke marë parasysh kushtet klimatike të Kosovës, një vend me potencial për shfrytëzim të energjisë natyrore, përdorimi i paneleve solare do të ishte mjaft i përshtatshëm për arsye të ditëve me diell që mbizotërojnë gjatë vitit në Kosovë. Qëllimi i këtij hulumtimi është grumbullimi i informatave për llojet e paneleve diellore, gjenerimin e energjisë të këtyre paneleve dhe mundësite e përdorimit në botë dhe Kosovë. Aplikimi i paneleve diellore do të ishte i mirëseardhur, duke u nisur nga fakti se energjia diellore prodhohet për aq kohë sa zgjat dielli, për miliona vitet e ardhshme, është një burim i gjatë dhe i qëndrueshëm i energjisë. Keywords: energjia, panelet solare, Kosova, ripërtrirja e energjisë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2432

Share

COinS