Date of Award

Winter 2-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Në kushtet e sotme nuk kemi një jetes të rehatshme dhe te sigurt , andaj tema të cilen kam përzgjedhur për ta shqyrtuar në këtë tem diplome është planifikimi i një shtëpie banimi. Kjo temë mendoj qe është e rëndësishme pasi që planifikimi i duhur dhe i bazuar në norma dhe standard europiane mundëson një jetesë më të mirë dhe më të sigurt për qytetarët. Arsyeja e zgjedhjes së kësaj teme është sepse konsiderohet si një problem që duhet të trajtohet në një mënyrë të veqantë. Në vazhdimsi në Kosovë po ndërtohen shtëpi , blloqe , lagje pa ndonjë planfikim të mirëfillt. Ky studim për këtë lloj të keqplanifikimit është përqendruar edhe në qytetin e Suharekës aty edhe ku është lokacioni. Ky studim është filluar duke u bazuar në analiza të gjendjes ekzistuese, duke parë se sa banorë jetojnë në atë lokacion, a është i mjaftueshëm ai lokacion për ata banorë dhe a i ka ajo zonë të gjitha elementet që duhet të ketë një shtëpi banimi.

Hapat e ndërmarrur për hulumtimin e këtij rasti ishin nga shqyrtimi i literaturave të ndryshme lidhur me villa, shtëpive banimi etj , pastaj analiza të lokacionit. Hulumtova poashtu për standardet që duhet të plotësojë një shtëpi banimi dhe në bazë të tyre arrita që ta planfikoj shtëpin që më është dhënë në punimin e kësaj teme. Me përfundimin e kësaj teme unë arrita të bëjë një zgjedhje të një ville apo shtëpi banimi jo siq jemi mësuar të shohim nëpër qytetet tjera po ashtu edhe në Suharekë , shtëpia e cila do t’i përmbush kërkesat e investitorit dhe do të u lejoi atyre të jetojnë në një vend ku banimi dhe hapësirat e lira për ta të jenë në baraspeshë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2316

Included in

Architecture Commons

Share

COinS