Date of Award

Fall 9-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Food Science

First Advisor

Hyrie Koraqi

Language

Albania

Abstract

Aktualisht konsumatorët në Kosovë po përballen me një ndryshim në shpresit e përdorimit të produkteve ushqimore, vitaminave, suplementeve (shtesave ushqimore) dhe produkteve të tjera dietike. Kohën e fundit mjedisi farmaceutik u pasurua me produkte të ndryshme, jo vetëm nga kompani të ndryshme por edhe të ndryshëm për përdorim, grupet e synuara, statusin fiziologjik të konsumatorit etj.Për shkak të përvojës dhe zhvillimit të teknologjive të prodhimit, diapazoni i shtesave ushqimore dhe produkteve të tjera dietike ka ndryshuar gjatë viteve me qëllim të sigurimit të produkteve që janë gjithmonë të sigurta. Ndonjëherë, konsumatorët përveç që janë më të ndjeshëm ndaj rolit dhe rëndësisë së produktit, bëhen të ndjeshëm ndaj cilësisë së tyre. Gjatë 10 viteve të fundit, në përgjithësi ka pasur një rritje të përdorimit të vtaminave dhe suplementeve ushqimore nga konsumatorët në Kosovë,poashtu një vetëdijësim i konsumatorëve që vitaminat të merren përmes ushqimeve të pasura me to. Vitaminat dhe suplementet mund të gjenden lehtësisht në çdo barnatore dhe mund të merren pa recetë të mjekut. Një vlerësim i bazuar në pyetësor u përdor për të siguruar informacion mbi statusin aktual të përdorimit nga konsumatorët Kosovar të vitaminave dhe e suplementeve ushqimore. Struktura e punimit është e ndarë në dy pjesë, ku në pjesen e parë do të flasim për pjesen teorike të vitaminave dhe suplementeve si dhe rëndësin e të ushqyerit dhe në pjesen e dytë do të flasim për një analizë sesa janë të informuar konsumatorët kosovar për rëndësin e vitaminave dhe suplementeve. Nga rezultatet e prezantuara shohim se konsumatorët në Kosovë kanë mungesë të informacionit, dhe se nuk kanë shumë njohuri për rëndësinë e tyre dhe se një % e vogël e tyre i marrin vitaminat nga ushqimi dhe një % e madhe e tyre nuk marrin suplementet e nevojshme për mungesat e tyre, dhe si shkaqe të shumë sëmundjeve në organizmin e tyre prejardhjen e kanë nga mungesa e vitaminave. Të gjitha analizat statistikore nga pyetësori janë punuar duke përdorur programi MS Excel.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.13

Included in

Food Science Commons

Share

COinS