Date of Award

Fall 10-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Auditimi i Teknologjisë së Informacionit është shndërruar në një nga temat kryesore të auditimit që zhvillohet nga Institucionet Supreme të Auditimit (SAI-t) në mbarë botën. Ky është një reagim normal ndaj operacioneve kompjuterike në zhvillim në organizatat qeveritare dhe publike. Sistemet e IT që përdoren duhet të garantojnë se ato mbrojnë të dhënat dhe asetet e biznesit të organizatës, po ashtu mbështesin misionin, qëllimet financiare dhe specifike.Ndërkohë që përdorimi i IT ka sjellë përmirësimin e eficencës dhe efektivitetit në ofrimin e shërbimeve, ka sjellë gjithashtu bashkë me to risqe dhe vulnerabilitete të lidhura me bazat e të dhënave të kompjuterizuara si dhe me aplikacionet e biznesit, të cilat përcaktojnë një mjedis pune të automatizuar.Roli i një auditimit IT është ofrimi i sigurisë së arsyeshme se ekzistojnë procese të përshtatshme për të menaxhuar risqet dhe vulnerabilitetet e lidhura me IT. Në auditimin e IT, mjedisi, proceset mjetet, gjithëpërfshirja dhe mënyra të tjera për të menaxhuar një funksion përcaktohen gjithashtu si kontrolle. Do të shtjellojme motivet qe nxisin organizata të ndryshme që të përdorin sa më shumë sistemet e IT për auditim dhe për mbrojtjen e të dhënave kryesore të tyre. Do të tregojm arsyet se pse duhet biszneset e ndryshme sa më shpejtë të I besojn më shumë IT-s dhe të përdorin programet dhe mënyrat e ndryshme të cilat ofrohen nga IT për mbrojtjen e të dhënave dhe auditimin e bizneseve. Përdorimi I teknologjis në ditët e sotme është objektiv kyç për zhvillimin ekonomik të një vendi dhe prioritet strategjik i qeverive. Përthithja e këtyre ideve në botën e auditimit kërkon politika dhe strategji të mirëpërcaktuara, përmirësime të vazhdueshme në kuadrin ligjor dhe institucional, stabilitet dhe rritje ekonomike të qëndrueshme, përmirësim dhe modernizim të infrastrukturës si dhe përmirësime në klimën për mjedisin e biznesit dhe investimeve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1809

Included in

Business Commons

Share

COinS