Date of Award
Spring 4-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Investimet janë bazë shumë e fortë për zhvillimin ekonomik të cilit do shtetë, e veqmas shteteve në tranzicion siqë është Kosova, kështu investimet e huaja kanë patur një zhvillim të hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja luajnë rol kyç në procesin e integrimit global ekonomik.
Tërheqja e investimeve të huaja direkte (IHD) është një nga strategjitë më të rëndësishme për vendet në zhvillim për të rritur formimin e kapitalit në mënyrë që të gjenerojë një shumë më të lartë të GDP-së. IHD-të sjellin kapitalin e nevojshëm, rritin produktivitetin e ekonomisë nëpërmjet transferimit të njohurive dhe teknologjisë, ndikojnë në hapjen e tregjeve të reja për tregti, rritin konkurrencën ekonomike, ndikojnë në reduktimin e deficitit të llogarive korrente, rrisin punësimin dhe mbi të gjitha ndikojnë në mirëqenien e popullsisë. Kosova ka potencial të madh për tu bërë vend i pëlqyer për investime të huaja direkte si dhe të tërheqë kapital, informacione dhe teknologji.
Kosova është në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar politika zhvillimore dhe masa të tjera të rëndësishme për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm të biznesit dhe klimë sa më të favorshme investive. Në të gjitha këto përpjekje janë bashkë institucionet vendore me komunitetin ndërkombëtar dhe agjencitë donatore si në ngritje të kapacitete njerëzore po ashtu edhe në financim dhe bashkë financim të projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me krijimin e bazës për avancimin e prodhimtarisë së produkteve kosovare në bazë të standardeve evropiane dhe rritjes së konkurrueshmërisë së tyre jo vetëm në tregun regjional por edhe më gjerë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1815
Recommended Citation
Hoxha, Valire, "ROLI DHE RËNDËSIA E INVESTIMEVE TË HUAJA NË ZHVILLIMIN EKONOMIK" (2018). Theses and Dissertations. 1699.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1699