Date of Award

Summer 7-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Ky punim është, analiza e gjendjes ekzistuese e njohjes dhe e zbatimit në praktikë të strategjive të marketingut nga ana e NVM-ve, dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësime në hartim dhe zbatimin e strategjive të marketingut. Ky hulumtim ka për synim të rritë vetëdijen dhe të siguroj teknikat e ndryshme për marketingun, instrumentet e marketingut, indetifikimin e mangësive dhe pikave të dobëta, eliminimin e dobësive dhe fokusimin për arritjen e rezultateve të larta. Në këtë kontekst, si qëllim paqësor kemi problemet ekonomike me të cilat ballafaqohen NVM-të në vendin tonë, eliminimin e tyre dhe barrierat me të cilat përballen këto biznese. Rezultatet e pritura nga ky hulumtim, janë një tregues se çfarë dobësi dhe mangësi duhet përmisuar dhe çfarë politika duhet ndërmarrë që të kemi një prodhim dhe linçim të produktit në tregun vendor, e pse jo edhe në tregun ndërkombëtar. Gjithashtu, punimi synon të prezantoj rezultatet e hulumtimit, lidhur me efektet e aplikimit të strategjive të marketingut nga NVM-të. NVM-të jo vetëm që kanë krijuar vende të reja të punës, por edhe kanë absorbuar fuqinë punëtore që ka mbetur pa punë gjatë transformimit të pronës shoqërore/publike në atë private. Duke qenë të rëndesishme për zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik dhe shoqëror, NVM-të kanë qenë objekt studimi i shumë shkenctarëve dhe hulumtuesve, e poashtu edhe institucioneve shtetërore dhe joshtetërore. Fatmirësisht edhe në Kosovë hulumtimet lidhur me NVM-të datojnë qysh para vitit 1999. Këto hulumtime kryesisht bazohen në identifikimin e faktorëve që ndikojnë në afarizmin e NVM-ve, trendet zhvillimore, barrierat e ndryshme institucionale dhe jo institucionale, si dhe çështje të ndryshme të rëndësishme për NVM-të.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1804

Included in

Business Commons

Share

COinS