Date of Award
Summer 6-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Architecture (MArch)
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Turizmi është një aktivitet i rëndësishëm i cili është i orientuar në shfrytëzimin e potencialeve turistike të një vendi. Industria e turizmit në Kosovë është ende industri që po lind, në një fazë shumë të hershme të zhvillimit krahasuar me vendet tjera të Evropës Juglindore. Edhe pse Republika e Kosovës ka potenciale turistike te mjaftueshme, ende këtë veprimtari nuk e trajton ne vendin e duhur për zhvillimin ekonomik te vendit. Turizmi në vendin tonë nuk është më i zhvilluari por është më pak i identifikuar dhe më pak i zhvilluar dhe ka nevojë të madhe për të ofruar një marketing nacional, shtetëror, dhe të jetë i organizuar nga një komision shtetëror në mënyrë që të zhvillohet dhe te identifikohet si turizëm ideal për të vizituar dhe për të tërhequr vizitor të vendor dhe të huaj. Në këtë mënyrë do te radhitej në vendin e merituar në strategjinë ekonomike zhvillimore te vendit. Qëllimi i temës, është promovimi i rajonit vreshtar të Rahovecit, Verarisë, Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural në Kosovë. Kompleksi do të jetë një udhëtim përmes zemrës së vendit të hardhisë dhe verës duke u shoqëruar me objekte dhe imazhe që tregojnë punën e nevojshme dhe metodat e punës, nga e kaluara në të tashmen. Prandaj, ekziston potencial për të inkurajuar turistët që të vizitojnë Rahovecin jo vetëm për blerjen e verës, por edhe për të vizituar vreshtat ku mund të shijojnë rrushin, të vizitojnë Kompleksin, ku mund të shohin përpunimin e verës (gjatë sezonit) dhe së fundi ta degustojn verën të plotësuar me ushqim tradicional. Përveç kësaj, Kompleksi do të sigurojë akomodim për vizitorët brenda zonës si dhe do të ofrojnë vizita në varësi të asaj cka vizitorët dëshirojnë të shohin / përjetojnë gjatë qëndrimit të tyre si dhe aktivitete të tjera të ndryshme. Kompleksi synon të ndërtojë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal, forcimin dhe vendosjen se partneriteteve ndërmjet njerëzve dhe organizatave të ndryshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.698
Recommended Citation
Krasniqi, Nasib, "KOMPLEKSI I DEGUSTIMIT TË VERËRAVE" (2018). Theses and Dissertations. 759.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/759