Date of Award
Fall 10-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nazmi Zeqiri
Language
Albanian
Abstract
Sistemi dhe politika fiskale, përkatësisht të hyrat publike, janë të lidhura me funksionimin e shtetit. Shteti për të kryer funksionin e tij kushtetues, përkatësisht për ti plotësuar nevojat e përgjithshme dhe të përbashkëta të qytetarëve të vet, i nevojiten edhe mjete materiale. Shteti përmes instrumenteve të politikës fiskale grumbullon të hyra buxhetore, të cilat i mundësojnë që të kryejë funksionin e tij ekonomik dhe shoqëror. Nga politika fiskale që zbaton një vend varet dhe ngritja e standardit shoqëror dhe individuale e popullsisë. Andaj, “me anën e sistemit fiskal çdo shtet insiston që të plotësojë nevojat shoqërore (kolektive) që kanë karakter publikë” ( Limani, 1994, fq. 260 ).
Në kuadër të politikës fiskale, doganat zënë vend të konsiderueshëm dhe luajnë rol me rëndësi të veçantë në grumbullimin e të hyrave buxhetore. “Në këtë kontekst mund të themi se doganat paraqesin kontribute publike të cilat shteti i arkëton në valutë të vendit prej pronarëve të mallrave qoftë të personave fizikë apo juridik me rastin e kalimit të kufirit” ( Limani, 1994, fq 289). Zakonisht dogana, sipas normës së caktuar me ligj, paguhet me rastin e kalimit të kufirit të shtetit, e në raste të veçanta mund të bëhet edhe më vonë. Politika fiskale në tërësi, andaj edhe doganat si instrument i saj, janë nën kompetencë të shtetit. Shteti, nëpërmjet institucioneve përkatëse është i vetmi i cili përcakton doganat dhe vjelë mjete financiare nga ky instrument. Në kontekst të kësaj duhet cekur se, doganat paraqesin burim të sigurt dhe të përhershëm të të hyrave buxhetore, përkatësisht të “arkës” shtetërore.
Andaj, duke u bazuar në rëndësinë dhe rolin e doganave si instrument me rëndësi të veçantë në kuadër të politikës fiskale, si dhe për të njohur me përafër këtë burim kryesor të grumbullimit të të hyrave buxhetore, ndikoi që të përcaktohem që punimin e diplomës ta marrë nga kjo fushë, dhe konkretisht, me temë: “ Doganat si instrument i politikës fiskale”.
Vetë emërtimi i temës së punimit të diplomës, njëherit përcakton edhe lëndën e kërkimit. Lidhur me këtë mund të thuhet se, thelbi i punimit të diplomës, ka të bëjë me vështrimin analitik dhe rolin e doganave si instrument i politikës fiskale në grumbullimin e të hyrave buxhetore të Kosovës në periudhë të caktuar kohore, duke përfshirë edhe vlerën e tyre.
E tërë struktura e temës së punimit të diplomës është e ndarë ne dy pjesë kryesore, duke përfshirë edhe nëntezat ne kuadër të tyre. Andaj, punimi si tërësi, është i ndarë ne dy pjesë kryesore, siç janë:
- § Kapitulli i parë, në të cilën shqyrtohet në pikëpamje teorike “ Sistemi fiskal dhe funksioni i tij”. Në kuadër të kësaj teze, në mënyrë teorike dhe të veçantë shqyrtohen të hyrat dhe të dalat publike të shtetit, duke përfshirë dhe klasifikimin e tyre.
- § Kapitulli i dytë, përfshinë shqyrtimin teorik dhe analitik të “ Doganave si instrument i politikës fiskale”, duke shqyrtuar, kuptimin dhe llojet e tyre, si dhe doganat si burim kryesorë i formimit të të hyrave buxhetore të Kosovës. Me këtë rast, shqyrtimet teorike përcillen edhe me analiza empirike, duke prezantuar të dhënat publike rreth të hyrave, të dalave dhe të hyrat e doganave buxhetore të Kosovës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1817
Recommended Citation
Namani, Visar, "DOGANAT SI INSTRUMENT I POLITIKËS FISKALE" (2017). Theses and Dissertations. 1697.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1697