Date of Award

Winter 12-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nehat Ramadani

Language

Albanian

Abstract

Marketingu është prezent në jetën tonë të përditshme dhe në masë të madhe ndikon në stilin tonë të jetesës. Ndërmarrja është e lidhur me tregun, dhe këtë lidhje e siguron marketingu i cili është esencial për suksesin e ndërmarrjeve dhe siguron realizimin e qëllimeve madhore, gjegjësisht mbijetesën e ndërmarrjeve, rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Në Kosovë, bizneset çdo ditë e më shumë po vetëdijesohën se marketingu luan një rol të rëndësishëm në reputacionin e tyre, por në përgjithësi vërehet një mungesë e marketingut në biznese. Lojërat shpërblyese e shitjet promocionale nuk përfshijnë gjithë marketingut si lëmi. Marketingu është shumë më shumë se kaq.

Cështja kryesore e këtij punimi është të kuptohet në përgjthësi marketingu si lëmi e ekonomisë, e cila luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e vendit tonë, për arsye se marketingu është ai që rrit shitjet, dhe kur shitjet të jenë të larta ekonomia e vendit është më e zhvilluar. Marketingu luan rol të rëndësishëm në gjithë sektorët e ekonomisë, e në këtë hulumtim janë analizuar kryesisht sektorët e prodhimtarisë, tregtisë e shërbimeve.

Përmes këtij hulumtimi, kamë trajtuar marketingun si një çështje e rëndësishme për tu kuptuar se me cilat sfida bizneset të cilat operojnë në qytetin e Ferizajit ballafaqohen në marketing, si e menxhojnë marketingun dhe sa i japin rëndësi marketingut në përgjithësi. Kjo temë është e rëndësishme të trajtohet, për arsye të boshllëkut të mëhershm të hulumtimit të kësaj fushe, ku përmes kësaj teme kompanitë e marketingut mund ta përdorin për të përmushur nevojat e bizneseve të ndryshme për menaxhimin e marketingut.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1028

Included in

Business Commons

Share

COinS