Date of Award

Spring 5-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Banush Shyqeriu

Language

Albanian

Abstract

"I believe that architecture, as anything else in life, is evolutionary. Ideas evolve; they don't come from outer space and crash into the drawing board." 1 Zhvillimet e ndryshme në çdo sferë të jetës, padyshim se ndikojnë edhe në zhvillimin e arkitekturës. Si cdo sferë e jetës e cila evolon me kohën, gjithashtu edhe arkitektura evulon me kohë, prandaj si arkitektë ne duhet të jemi gjithmonë një hapë përpara sferave të tjera në mënyrë që zhvillimi ynë të jetë sa më human. Zhvillimi i ndërtesave hibride të parafabrikuara padyshim se është një zhvillim i cili në vendet e tjera të botës është zhvilluar vite më parë, mirëpo këto terme në arkitekturën e vendit tonë mungojnë në një masë të madhe, dhe kjo gjithsesi ndodhë edhe për arsye të mentalitetit të kulturës tonë si popull. Tjetër strategji e cila qartë mungon në zhvillimin arkitektural të vendit tonë është edhe puna ekipore, ku përmes këtij punimi ne jemi munduar të thyejm barrierat të cilat tentojnë të zhvillojnë arkitekturën si proces individual, mirpo padyshim se arkitektura është një lëmi mjaftë e gjerë dhe se gjatë gjithë jetës kërkon që të zhvillohet në bashkpunim ndërmjet arkitektëve dhe profesionistëve në mënyrë që rezultati të jetë sa më pozitiv. Gjithsesi se projektet voluminoze kërkojnë punën grupore, ku pas zgjidhjeve të përbashkëta puna ndahet dhe pastaj çdo individ punon më detajisht në fokusimin e tyre, ku edhe ne kemi përdorur të njejtën strategji të punës. Prandaj pas zhvillimit të masterplanit dhe hapsirave të përbashkëta në mënyre grupore, fokusimi im është bërë në trajtimin e objektit hotelier, ku jam munduar që trajtimi i tijë të jetë në një frymë me zhvillimin e të gjithë masterplanit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.542

Included in

Architecture Commons

Share

COinS