Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Binak Beqaj

Language

Albanian

Abstract

Urbanizimi dhe zhvillimi i jetës urbane në Kosovë me tërë ritmin dhe dimen sionet e tij është i ri, megjithëqë disa qytete, siç dihet, kanë histori dhe traditë relativisht të gjatë.

Baza natyrore, trashëgimia specifike shoqë rorohis torike, depërtimi i vonshëm i elementeve të ekonomisë kapitaliste, pozita kolo niale e Kosovës gjatë tërë shekullit të kaluar dhe moszhvillimi ekonomik në përgjithësi, kanë krijuar tip të veçantë të popullimit.

Zhvillimi i pamjaftueshëm dhe i von shëm socioekonomik dhe transformimi i ngadalshëm hapësinor i Kosovës mundësoi nivel dhe rrjedhë të veçantë të urbanizimit.

Në fund të shekullit XX dallimet midis rritjes së popullsisë dhe dimensionit funksional të urbanizimit shënuan një rritje të madhe, sepse ngeci urbanizimi sekondar si indikator i rëndësishëm i procesit të urbanizimit, ndërsa u forcua edhe më tepër urbanizimi primar.

Deri në fillim të pjesës së dytë të shek. XX ndryshimet në mobilitetin hapësinor dhe social të popullsisë ishin të vogla, në përqendrimin dhe moszhvillimin e qyteteve, si dhe në zgjerimin territorial të strukturave urbane.

Pas këtyre viteve, e veçmas në dekadën e parë të shek. XXI, ndodhën ndryshime të mëdha si në përqendrimin demografik dhe zgje rimin hapësinor të zonave urbane dhe atyre periferikeurbane.

Në këtë kohë lëvizjet e popullsisë fshat – qytet dhe qytete të vogla drejt qyteteve të mëdha u shndërruan në përditshmëri, ku secilit që iu dha mundësia e shfrytëzoi atë, ku gjithnjë synim, veçmas i të rinjve (studentëve), ishte dhe vazhdon të jetë Prishtina.

Ky qytet u bë një gjenerator i përqendrimit të popullsisë dhe zhvilli meve socio ekonomike, si dhe shpresë dhënëse për popullsinë, ngase mundësia për të pasur një jetë më të mirë (shkollim, vend pune, etj.), ishte më e madhe se gjëkundi.

Kjo ndodhi për faktin se e tërë administrata shtetërore (qendrore), organizatat ndërkombëtare, ambasadat, qendrat e mëdha të biznesit kosovar dhe të huaja etj., u vendosën në Prishtinë dhe rrethinë.

Në dekadën e fundit zhvillimet e pakontrolluara urbane dhe periferike urbane (të paplanifikuara) morën formë gjithë andej territorit të Kosovës, me theks të veçantë në 7 qendrat e mëdha urbane, posaçërisht në Prishtinë. Ndërkaq për gatitjet institucionale për të menaxhuar mirë zhvillimet hapësinore, veçmas me zonat urbane dhe periferikeurbane janë në shkallë modeste.

Në këtë situatë të palakmuar hapësinore janë ca faktorë të ndryshëm që kanë ndikuar e që tash do të përmendim disa prej tyre që mendohet se janë ndër më kryesorët: 1) Mungesa e kapaciteteve hu mane është një ndër faktorët më me ndikim në fushën e planifikimit hapësinor/ urban.

Pas vitit 1999, përveç mungesës së planerëve profe si onalë, kishte edhe paragjykime në shkallë të lartë në mes të profileve që merreshin me planifikim hapësinor.

Mirëpo kjo situatë nuk është diçka për t’u çuditur për faktin se në Kosovë edhe sot e kësaj dite nuk ka fakultet për planifikim hapësinor/urban.

Me rritjen e industrisë, krahut të lirë të punës, kompanive zinxhirë, tregtisë së përbashkët dhe ndikimeve globaliste, duket se urbanizimi po e tërheq gjithë popullsinë drejt tij, përfshirë edhe atë të fshatit.

Por, në ç’shkallë ndikon urbanizimi që këta njerëz të civilizohen dhe të bëhen pjesë e një qytetërimi të ri, sot kjo është e vështirë të përcaktohet.

Urbanizimi sjell zhvillim industrial dhe mirëqenie ekonomike, por jo kulturë shoqërore, që është thelbi i një qytetërimi.

Pra, urbanizimi i shërben qytetërimit në të dy kahet e tij; ndihmës, por edhe trazues i qytetërimit të vërtetë

Urbanizimi ka kaluar nëpër fazën paraindustriale, industriale dhe postindustriale. Në fazën paraindustriale qytetet ishin të vogla, të rralla me pjesëmarrje të popullsisë qytetëse mes 15 e 20%. Shtetet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim gjenden në këtë fazë të urbanizimit.

Në fazën industriale u zhvilluan veprimtaritë sekondare, sidomos industria dhe pjesëmarrja e popullsisë qytetëse arriti mes 20 e 50%. Faza postindustriale arrihet në shkallën e lartë të urbanizimit me mbi 2/3 e popullsisë qytetëse.Rolin kryesor në këtë fazë e luajnë veprimtaritë tretësore. Gjatë kësaj faze pothuajse zvogëlohen ose ndërpriten migrimet në drejtimin fshat-qytet, por paraqiten ato në drejtimin qytet-rrethinë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.530

Included in

Architecture Commons

Share

COinS