Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arber Sadiki

Language

Albanian

Abstract

Të plakesh është universale dhe normale, një proces që fillon në lindje. Për të gjithë, të rritesh do të thotë të përshtatesh me ndryshimet. Shumëherë, në fazën e daljes në pension, një person i moshuar shihet si një njëri me më pak vlerë - kjo në një shoqëri të dominuar nga të rinjtë siç është vendi jonë. Modernizmi i sotëm ka ndikuar në ndryshimin e familjes në shumë aspekte dhe kështu ky trend shkon në krijimin e familjeve më të vogla dhe të pavarura e që në këtë skenar të moshuarit mbeten sikurse diçka e tepërt, joaktive dhe e padobishme. Sidoqoftë, një përqindje e madhe e njerëzve të moshuar dëshirojnë dhe mund të jenë aktivë e produktivë për aq kohë sa të jetë e mundur, njerëzit e moshuar duan të shohin njerëz, të takojnë njerëz dhe të mos ndihen të izoluar. Prandaj besoj që roli dhe obligimi im profesional është që problematikat t'i kthej në zgjidhje tërheqëse të cilat forcojnë përkatësinë në një hapësirë dhe mundësojnë krijimin e një jete të lumtur. Në vend që të moshuarit të izolohen në hapësira suburbane, diku larg në periferi, besoj që ata duhet të vazhdojnë të jenë pjesë aktive e qytetit sepse qyteti ka aftësi për të siguruar diçka për të gjithë, vetëm dhe vetëm kur ai përbëhet nga të gjithë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.606

Included in

Architecture Commons

Share

COinS