Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mentor Geci

Language

Albanian

Abstract

Papunësia paraqet një problem me peshë dhe kosto mjaft të lartë për shoqërinë dhe në përgjithësi ekonominë,e cila ka shkaktarët direkt dhe ato indirekt, që e bëjnë këtë llojë problemi të jetë një barrierë për zhvillimet e mëtutjeshme ekonomike dhe ­sociale tëçdo shteti. Papunësia në Kosovë paraqitet në një shkallë mjaft shqetësusese,para luftës shkalla e papunësisë ka qenë mjaft e madhe si pasojë e emigrimeve jashtë vendit për shkak të luftës. Mirëpo edhe sot e asaj dite intresimi dhe dëshira e qytetarëve për të migruar nuk është zbehur fare. Punimi do të trajtojë lëvizjet në nivelin e punësimit dhe papunësisë ndër vite, nga viti 2001 deri tek viti 2017, qfarë ka ndikuar në rënien dhe ngritjen e këtyre indikatorëve dhe se sa ndërlidhen këta indikatore mes vete.Gjithashtu do të trajtohen edhe indikatorët në shkallën e fuqisë punëtore, çfarë po i ndryshon këta indikatorë.Duke marrë parasysh se popullësia në Kosovëjanë mjaft të rinj në moshë, a është arysyeja e vetme ku po ndodhin rënie dhe ngritje në këtë shkallë.Punimi do të trajtojë këto elemente ekonomike, të cilat janë duke ndikuar drejtpërdrejtë në situatën makroekonomike të vendit , gjithashtu do të ofrohet edhe një pasqyrë reale e ndryshimeve të këtyre indikatorëve ndër vite. Gjithmonë këto ndryshime do të paraqiten përmes metodave statistikore, duke u krahasuar me periudha të ndryshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1819

Included in

Business Commons

Share

COinS