Date of Award
Winter 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Dugagjin Sokoli
Language
Albanian
Abstract
Kënaqësia e punës është një nga fenomenet më të hulumtuara në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe sjelljes organizative. Zakonisht përkufizohet si një "gjendje emocionale e pëlqyeshme ose pozitive që vjen si rezultat i vlerësimit të një vendi të punës ose përvojave të punës" (Schneider, 1975). Strukturat e vendit të punës mund të mbështesin infermierët që të jenë më të shëndetshëm, të ulin nivelin e stresit dhe rrisin angazhimin dhe kënaqësinë në punë, dhe gjithashtu të përmirësojë organizimin dhe rezultatet e pacientit (Wagner et al. 2010).
Synimi kryesor i këtij hulumtimi është të shikohet niveli i kënaqshmërisë me vendin e punës të infermierëve në QKMF-Rahovec, nivelin e kënaqshmërisë me mundësinë e dhënë për të kryer punën e tyre dhe nivelin e raportit me kolegët.
Pjesëmarrës të këtij hulumtimi ishin 51 infermierë të punësuar në QKMF, në Rahovec. Prej të cilëve 18 ishin të gjinisë mashkullore dhe 33 të gjinisë femërore. Prej tyre 72.5% kishin mbaruar shkollimin e mesëm, 23.5% shkollimin universitar, ndërsa me titull master ishin 4.0%. Derisa 33.3% punonin në repartin e Emergjencës, 9.8% në repartin e Stomatologjisë, 13.7% në repartin e Pediatrisë, 31.4% në repartin e Gjinekologjisë dhe 11.8% në repartin e Urologjisë.
Bazuar nga rezultatet, shkollimi ka ndërlidhje të moderuar negative me faktin se sa janë të kënaqur me punën e tyre infermierët (r=-283*, p=.013), kemi dallim signifikant mes grupeve të shkollimit (të mesëm, bachelor dhe master) dhe faktit se sa janë të kënaqur me punën e tyre (p=.013). Analiza e regresionit është përdorur për të testuar nëse reparti në të cilin punojnë infermierët ndikon në kënaqshmërinë e ofrimit të shërbimeve infermierore. Modeli regresiv është signifikant me p=.0001.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.105
Recommended Citation
Shtavica, Zehra, "NIVELI I KËNAQSHMËRISË NË PUNË TE INFERMIERËT E QKMF-së NË RAHOVEC" (2019). Theses and Dissertations. 104.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/104