Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij punimi është analiza e ndikimit të lidhjeve familjare në lidership efektiv të pronarëve të bizneseve familjare, sidomos në raport me punëtorët tjerë që nuk kanë lidhje familjare me pronarët. Për të marrë përshtypjet e të dy palëve (pronarëve dhe punëtorëve jo-familjarë) janë krijuar dy pytësor të dedikuar respektivisht për secilën palë të anketuar, si dhe një intervistë e shkurtër me pronarët në mënyrë që të merren më shumë detaje per arsyet dhe rrethanat e krijimit të këtyre sfidave të udhëheqjes së personelit në një ambient të punës ku pronarët kanë edhe bashkë-familjarë si pjese e stafit të tyre. Nga të gjeturat është vërejtur që një përqindje e konsiderueshme e personelit ndihen që shanset e avancimit të tyre profesional kompromitohen mjaft shumë nga ndikimi i lidhjeve familjare në udhëheqësi, për shkak të përparësive “të garantuara” që u japin avantazh të dukshëm bashkë-familjarëve të pronarëve. Rezultatet tregojnë që në të shumtën e rasteve, punëtorët që ndjehen më të diskriminuar në këtë aspekt janë ata të cilët kanë përgatitje akademike më të lartë (bachelor/master) dhe/apo përvojë të punës në pozitat që mbajnë. Këto situata garuese, në disa raste ndikojnë negativisht edhe në krijimin e marrëdhënieve të mira/profesionale në mes të bashkë-familjarëve të pronarëve dhe punëtorëve të tjerë, që si pasoj është edhe një nga shkaktarët kryesor të pengesave të lidershipit efektiv nga pronarët e këtyre bizneseve. Në anën tjetër, nga të gjeturat e pytësorit të pronarëve pikpamjet e nivelit të pakënaqësisë se personelit jo-familjarë nuk përputhen me përshtypjet e tyre, mirëpo theksojnë që këto pakënaqësi manifestohen dhe janë evidente sidomos tek personeli më i avancuar në kompani, të cilat shpesh paraqesin pengesa në lidershipin e tyre, e sidomos tek 3 kompanitë e anketuara me numër më të madh të personelit. Nga të gjeturat kuptohet që në asnjëhrën kompani nuk ka sektor të Resurseve Humane dhe se nuk egziston një strategji e mirëfilltë e rekrutimit, vlerësimit dhe menaxhimit të personelit. Për këto arsye, në mes të rekomandimeve tjera, sygjerohet që sidomos tek kompanitë në rritje të themelohet ky sektor përmes së cilit do të planifikohej jo vetëm ngritja e efikasitetit të menaxhimit të personelit por edhe integrimi i mirëfilltë i pasardhësve të pronarëve në lidership, që do të synonte ngritjen e bashkëpunimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve me personelin jo-familjarë që janë aset i rëndësishëm i kompanisë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2422

Included in

Business Commons

Share

COinS