Date of Award
Spring 5-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Gonxhe Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Ky punim shqyrton rëndësinë e kulturave në të bërit marketing ndërkombëtar. Lidhja në biznese ndërkombëtare has në pengesa të shumta shkaku i dallimeve kulturore (dmth mosnjohjën e kulturave) që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe të bërit marketing ndërkombëtar.
Qëllimi i punimit ka një koherencë të kulturës që analizon ngjashmëritë dhe ndyshimet e strategjive që dallojnë nga vendi në vend. Mënyra e të bërit marketing ndërkombëtar, shitja, përballja me konkurentët, turizmi, balanci, mbajta e një kuadri ndikojnë në zgjerim të biznesit dhe qëllimi i punimit është analizimi dhe hulumtimi i këtyre strategjive. Andaj, ky punim ka për qëllim të trajtoj një analizë krahasuese sa i përket ndikimit të kulturës në veprimtaritë e marketingut të kompanisë Mc Donald’s në disa vende që janë më specifike sa i përket ndryshimeve kulturore dhe sjelljes konsumatore, konkretisht në Kinë, Indi, Turqi dhe një pjesë modeste i dedikohet Italisë.
Si rast studimi shqyrtohet strategjia e McDonald’s në vendet e lartëcekura sepse në Kosovë mungon një markë e tillë. Andaj dhe metodologjia e punimit bazohet në analizën e të dhënave dytësore të marra nga punime shkencore, faqe të internetit, libra nga autor të ndryshëm, statistika nga artikuj periodik si dhe ueb faqe të verifikuara të kompanisë konkrete.
Rezultatet e këtij punimi janë të fokusuara në përgjithësi tek kulturat e disa shteteve specifike ( Indi, Kinë, Turqi dhe Itali), ku mund të themi me bindje se njohja e kulturës së një vendi është bazë për strategjinë e marketingut ndërkombëtar dhe element i rëndësishëm për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes shteteve. Ky punim arrin të shqyrtojë një kuptim gjithpërfshirës të kulturave jashtë kufinjëve vendor. Dallimet kulturore midis shteteve mund të duken shumë të vogla, por ata që i injorojnë rrezikojnë dështimin në programet e stategjisë së hartuar. Përshtatshmëria e kulturave me popujt ku operon bëjnë diferencimin dhe suksesin e dëshiruar. Këtë më së miri e dëshmon dhe e tregon McDonald’s në të gjitha vendet ku operon që si qels për hapjen e të gjitha dyerve të suksesit duhet të vendosim vëmendjen e njerëzve, të bashkëpunojmë me ata, të i përshtatemi kulturës, të kemi një etikë në punë, diciplinë dhe inovacione në mënyrë që asnjëherë të mos kënaqemi me suksesin e arriitur deri më tani, të jemi sa më kërkues dhe futja e inovacioneve qofshin edhe shumë të vogla ndihmon kompaninë apo biznesin të jetë aktiv dhe të mos shuhet. Këtë e dëshmon operimi i McDonald’s në shumë vende me kultura specifike që janë trajtuar si raste studimi në këtë punim si në Indi, Kinë, Turqi dhe Itali, duke treguar rezultatet pozitive përmes një marketingu diferncues dhe adaptueshmëri të lartë me sjelljen konsumatore ndikuar nga kulturat e vendeve në fjalë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2321
Recommended Citation
Shkodra, Blinera, "NDIKIMI I KULTURËS NË MARKETING NDËRKOMBËTAR RAST STUDIMI: MCDONALD’S" (2020). Theses and Dissertations. 1703.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1703