Date of Award
Spring 3-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Computer and Information Science (MCIS)
Department
Computer Science
First Advisor
Edmond Jajaga
Language
Albanian
Abstract
Zhvillimi i teknologjive në fushën e zhvillimit të aplikacioneve softuerike është shumë i shpejtë, e ndërkaq kemi shumë teknologji të cilat mund të përdoren për ofrimin e një zgjidhje. Kjo shpeshherë krijon huti te inxhinierët dhe zhvilluesit e aplikacioneve softuerike duke mos ditur se cila nga teknologjitë do të mundësonte një zgjidhje më të shpejtë, të lehtë, të sigurtë dhe gjithashtu me përformancë të mirë. Të gjitha teknologjitë e reja synim kryesorë e kanë zhvillimin e shpejtë me performancë të mirë dhe të sigurtë. Nuk është e thënë që një teknologji është e mirë në zgjidhjen e të gjitha problemeve. Pra varësisht nga nevoja duhet të përdorim teknologji specifike për arritjen e një zgjidhje më të mirë. Ndarja e aplikacioneve softuerike nëpër shtresa ka bërë që një aplikacion të mund të zhvillohet me teknologji të ndryshme dhe gjithashtu të mund të funksionoj në sisteme dhe pajisje të ndryshme pa ndonjë problem.
Qëllimi i këtij punimi është testimi i performancës së teknologjive si ASP.NET Core dhe NodeJS Express për zhvillimin e RESTful Application Programming Interface (API) që operon mbi një databazë jo-relacionare siç është MongoDB. Kjo përbën kontributin më madhor të kësaj teze, meqë hulumtimet e deri tanishme kanë vlerësuar performancën e API-ve kundrejt një baze të dhënash relacionare. Në këtë drejtim do të bëhet edhe krahasimi i zhvillimit në këto teknologji se cila ofron zhvillim më të lehtë dhe më të shpejtë në ofrimin e funksionaliteteve të njejta mbi një bazë të të dhënave të njejtë. Analiza përfshinë Create, Read, Update, Delete (CRUD) funksionalitetet si dhe autentifikim dhe autorizimin duke përdorë Json Web Token (JWT) token nga ku do të shohim se autentifikimi dhe autorizimi nuk ndikon në përformancën e tyre. Testet kanë treguar se në përgjithësi performanca midis dy teknologjive nuk dallon edhe shumë, gjatë testeve të ndryshme ka pasur rezultate te ndryshme të cilat kanë favorizuar herë njëren e herë tjetrën, edhe pse rastin me ngarkesa të mëdha është parë se ASP.NET Core ka performancë më të mirë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2379
Recommended Citation
Shkodra, Endrit, "Zhvillimi dhe performanca e RESTful API-ve në ASP.NET Core dhe NodeJS me MongoDB si NoSQL bazë të dhënash" (2020). Theses and Dissertations. 1835.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1835