Date of Award
Summer 7-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Information Systems and Security
First Advisor
Ruzhdi Jashari
Language
Albanian
Abstract
Me ndryshimet e kohëve, ndryshim rrënjësorë i është bërë mjedisit dhe faktorëve që po e përbëjnë mjedisin. Ndryshimi rrënjësor po zhvillohet nga raca njerëzore dhe kjo me krijimin e industrive të reja që për qëllim primarë kanë: lehtësimin e jetesës, rritjen e kualitetit të jetesës dhe jetëgjatësinë. Industria e fundit e krijuar nga njerëzimi po quhet industria 4.0 apo “Internet of Things” kjo industri si qëllim ka digjitalizimin dhe shndërrimin e pajisjeve nga të zakonshme (fizike apo mekanike) në pajisje të mençura. Këto pajisje në momentin që digjitalizohen dhe bëhen pajisje të mençura qëllim kanë komunikim ndërmjet vete dhe ky proces po njihet si komunikimi “machine to machine”, nëse pajisjet ndër-veprojnë me njeriun atëherë ky komunikimi quhet komunikim “machine to human” komunikim tjetër me rëndësi është edhe komunikimi i quajtur “machine to environment” dhe gjitha këto po e bëjnë industrinë 4.0 si internet i gjërave apo interneti i të gjitha gjërave pra komunikim “everything with everything” apo komunikim “çdo gjë me çdo gjë”.
Në momentin që arrijmë të vendosim në ndërveprim gjithë mjedisin atëherë besoj do të kemi arritjet më të larta që ka bër njeriu deri më tani, kjo pasi që ndërveprimi i mjedisit do të mundësoj që të arrijmë zbulime mjaft të rëndësishme për të kaluarën, për të tashmen dhe për të ardhmen gjithsesi, kjo rezulton që të kemi përmirësime në shëndetësi, mirëqenie, kursim të kohës, industri, prodhim, mbrojtje dhe përparim. Me këtë zhvillim përveç të mirave që po na vijnë njëashtu po vijnë edhe disa vështërsi, siguria dhe privatësia janë duke u cenuar vazhdimisht me përdorimin e këtyre pajisjeve dhe për këtë duhet të gjindet zgjidhje për eliminimin e pengesave dashakeqe. Në temë kam shtjelluar vështërsitë apo pengesat kryesore të kësaj industrie duke ofruar edhe zgjidhje përkatëse në disa raste.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2543
Recommended Citation
Shkodra, Vullnet, "INTERNETI I GJËRAVE DHE NDIKIMI I TIJ NË PRIVATËSINË E TË DHËNAVE" (2020). Theses and Dissertations. 2042.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2042