Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master in Management of Technology (MMT)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Shpresim Vranovci

Language

Albanian

Abstract

“Çdo e vërtetë shkencore, është një ide e gabuar në pritje...” Karl R. Popper (The Logic Scientific Discovery, 1934) Në kuadër të këtij studimi në fillim është analizuar menaxhimi i riskut në institucionet financiare, duke i përmbledhur të gjitha risqet që i kanosen një sistemi bankar. Ky studim i shqyrton menaxhimin e riskut të kredisë, riskut operacional, riskut të likuiditetit dhe reputacional. Qëllimi i studimit është se si menaxhohen këto risqe në institucionet bankare, si dhe vështrimi i rregullativës së Komitetit të Bazelit për Mbikëqyrje Bankare (BCBS). Gjatë studimeve kemi hasur një qasje të bazuar në vlerësimet e brendshme me të cilën mbështeten vlerësimet e tyre bankare dhe komponentëve të riskut me kërkesë të kapitalit shtesë, e cila me anë të rregullorës së Bazel II lejohet që të përdoret kjo qasje në sistemet bankare. Janë analizuar disa kritere për riskut nga ana e MDB-së, të cilat kanë të bëjnë me peshën e riskut e bazuar në vlerësimet e jashtme të kredisë, gjithashtu janë analizuar dy modele për peshën e tyre, të cilat janë: Modeli S&P dhe Modeli Fitch. Gjithashtu, janë analizuar dhe shpjeguar llojet e riskut operacional të cilat janë të përcaktuara nga Komiteti i Bazelit dhe disa faza të menaxhimit operacional.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2322

Included in

Business Commons

Share

COinS