Date of Award

Spring 5-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mustafë Hasani

Language

Albanian

Abstract

Shumë individë ndërmarrin hapat për të nisur ndonjë biznes, por janë të paktë ata që mbijetojnë luftën e egër dhe të pamëshirshme të tregut të lirë. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë të ngrisë përkrahjen për hapje dhe inicim të bizneseve të reja të i josh të rinjtë inovator dhe sipërmarrës me shpirt ndërmarrësie që të hapin biznese të reja për të ofruar mundësin për punësim më të madh sidomos të të rinjve ku në Kosove ekziston një papunësi e madhe dhe vetëm sektori privat investimet e huaja dhe shpirti ndërmarrës mund te rrisin ekonomin dhe ofrojnë vende të reja të punës. Nocioni biznes rrjedh nga fjala anglishte “Business”, që do të thotë aktivitet në punë për të fituar dobi ekonomike. Biznesi në fakt paraqet shfrytëzimin e faktorëve të disponueshem të prodhimit me qëllim që të realizohet efekti maksimal ekonomik. Prej këtu mund të thuhet se me nocionin biznes nënkuptohet përpjekje e organizuar e individit ose grupit të njerëzve për të prodhuar dhe shitur ndonjë të mirë ose shërbim e më pas të realizohet fitim. Rëndësia e biznesit është e madhe dhe mund të kuptohet përmes asaj se ndikon në rritjen e ekonomisë, nxit konsumin përmirëson kushtet për jete etj. Rritja dhe zhvillimi i bizneseve në ekonominë e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit si dhe zhvillimin e tere shoqërisë. Qëllimi i këtij punimit është për të kuptuar mënyrën e regjistrimit të bizneseve në Kosovë dhe rëndësinë e obligimeve tatimore në ekonominë e Kosovës duke konsideruar si një dokument të shkurt por i cili mund të ndihmoj të gjithë ndërmarrësit e rinj të kenë njohuri më shumë se si të regjistrohet biznesi dhe cilat janë obligimet tatimore. Metoda e mbledhjes së të dhënave do të bëhet përmes pyetësorit , ku do të anketohen 50 biznese të ndryshme. Në fund të punimit janë konkluzionet të cilat janë arritur si pasojë e analizës së fakteve dhe diskutimeve të ndryshme të ndikimeve të politikave fiskale dhe doganore në biznes.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1837

Included in

Business Commons

Share

COinS