Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Dafina Gexha Bunjaku

Language

Albanian

Abstract

Objektivi kryesor i këtij hulumtimi është vlerësimi i cilësisë së jetës në dializë e personave që jetojnë me sëmundje renale kronike (SRK). Përmes këtij hulumtimi janë përcaktuar standardet e kujdesit infermieror për pacientët të cilët janë në dializë. Studimi u realizua në Qendrën e Hemodializës në Ferizaj, në të cilën morrën pjesë 53 pacientë, 59% e tyre meshkuj dhe 41% femra, të përzgjedhur në mënyrë rastësove. Pyetësori mbulon aspekte të ndryshme të shëndetit të pacientëve në dializë duke theksuar edhe sjelljet etike dhe njohuritë e stafit infermieror dhe bashkëpunimin e tyre infermier – pacient.

Nga gjetjet e hulumtimit që i kemi arritur përmes pyetësori kemi vërejtur se 64% e të anketuarve janë plotësisht të kënaqur me shërbimet infermierike që ofrohen në qendrën e tyre të dializës dhe 58% e tyre janë shprehur shumë të kënaqur me komunikimin infermier – pacient. 49.39% e të anketuarve janë pajtuar se njohuritë dhe sjelljet etike të infermierëve në qendrën e tyre janë në nivelin e duhur.

Infermierët janë faktorë kyç gjatë procesit të dializës dhe një kujdes i mirë është tejet i rëndësishëm. Rreth detyrave të infermierit në dializë, 83% e të anketuarve janë përgjigjur se pesha e tyre monitorohet gjithmonë nga infermieri, 66% e tyre kanë pohuar se infermierët janë gjithmonë të gatshëm të masin hipertensionin arterial, glikeminë apo pulsimet, 49% e tyre kanë pohuar se infermierët janë gjithmonë të gatshëm t’iu japin informacione rreth ushqimeve që duhet të konsumojnë dhe 90% kanë theksuar se infermierët asnjëherë nuk hezitojnë t’u japin shpjegime rreth paqartësive që kanë. Të gjitha informacionet gjendjes shëndetësore të pacientit përcillen gjithmonë deri te mjeku specialist nga infermieri. Elaborimi i të tilla paramentrave ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së kujdesit infermieror në qendra të dializës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2324

Included in

Nursing Commons

Share

COinS