Date of Award
Summer 7-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Ferid Selimi
Language
Albanian
Abstract
Objektiviteti në portalet tona, është një temë mjaft interesante për t’u trajtuar, duke u bazuar në literaturën, analizat dhe studimet e bëra në Kosovë. Ky punim, synon që të analizojë çfarë roli ka objektiviteti në ditët e sotme, sa janë portalet tona objektive dhe sa i respektojnë ato norma. Në kapitullin e parë është paraqitur një sërë autorësh që kanë sjellë përkufizime të çmuara në lidhje me mediat sociale si trend i ri, pastaj është trajtuar objektiviteti në Kosovë dhe Botë, dhe evulucioni ie saj, të gjitha të dhënat si lloj informimi për kodin e Mediave të Shkruar, si dhe ligjet për etikë. Në kapitullin e dytë janë paraqitur mendimet e ekspertëve, gazetarëve, shkrimtarëve, e studiuesve për objektivitetin. Në këtë kapitull është aplikuar metoda kualitative. Kjo metodë kryesisht bazohet në praktikën dhe procesin dhe më pak te rezultatet. Fokusi kryesor është në përceptimet dhe përvojat e pjesëmarrësve dhe mënyrës se si ato japin kuptim në jetën e tyre. Dhe, në kapitullin e tretë paraqitet realiteti i portaleve në Kosovë. Në këtë kapitull është përdorur metoda krahasuese, e cila përbëhet prej konstatimit të ngjashmërisë dhe ndryshimeve mes dukurive të ndryshme, p.sh. të kuptohet dhe të interpretohet më mirë roli i objektivitetit në Kosovë dhe shtete të ndryshme, rëndësinë e saj, bëhet analizimi i përmbajtjes së portaleve online në Kosovë, dhe politikat e caktuara në gazetari.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2327
Recommended Citation
Berisha, Dafina, "OBJEKTIVITETI NË PORTALET E KOSOVËS" (2020). Theses and Dissertations. 1714.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1714