Date of Award

Summer 7-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Blerta Vula

Language

Albanian

Abstract

Vilat si objekte individuale familjare të banimit janë ndër ndërtesat arkitektonike që kanë pësuar më së shumti ndryshime kuptimore, strukturale, kulturore, si në qasjen kontekstuale ashtu edhe në atë ambientale. Në këtë kuptim edhe termi “Vila” është përdorur në mënyra të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Influencat e ndryshme gjatë historisë kanë bërë që shumë nga karakteristikat e vilave të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme, megjithatë disa karakteristika të tyre të lashta akoma ruhen në disa regjione.

Vilat mishërojnë konceptin e Shtëpisë si ambient familjar ku banimi, pushimi, rekreimi dhe sensacioni ngërthehen së bashku në kualitete më të larta të banimit si pjesë e peizazhit natyror. Edhe pse, sot, Vilat kanë marrë më shumë kuptimin e ndërtesave të vendosura në lokacione për

pushim, ato prezantojnë më shumë se shtëpitë e zakonshme, ngaqë ato përpos pushimit sezonal krijojnë domethënien e vatrës familjare të rrënjosur në shpirtin e vendit.

Projekti i vilës “Modern House” i plotëson të gjitha kërkesat dhe nevojat e banorëve për një jetesë mjaft luksoze, vila përveq kthinave elemntare të banimit posedon edhe zyre për punë apo kthina për reaksione të ndryshme. Lokacioni i vilës është përzgjedhur në bazë të disa kushteve që nevojiten për projektimin e vilës që tek lokacioni i jonë i përzgjedhur kemi kushte shumë të mira natyrore, privatësi mjaft të lartë si dhe qasje të mirë. Kjo vilë është projektuar për një familje mesatare apo prej 5 personave.

Si karakteristik kryesore tek vila “Modern House” janë hapjet e mëdha që na japin njëlidhje të objektit me natyrën.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2351

Included in

Architecture Commons

Share

COinS