Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Leonita Braha

Language

Albanian

Abstract

Është shumë me rëndësi zhvillimi ekonomik i një vendi , më saktësisht ambienti ekonomik ku edhe qëndron mirëqenia e rezidentëve të atij vendi.. Ndryshimet në ambientin ekonomik dhe zhvillimet teknologjike kanë ndikuar shumë në konsum , në mënyrën e të bërit biznes dhe në rëndësinë e promovimit të produkteve dhe shërbimeve.

Me shpikjen e internetit edhe marketingu digjitalizohet duke ndikuar në rritjen e konkurencës mes kompanive për vëmendjen konsumatore. Organizatat ndërkombëtare tashmë veç se shfrytëzojnë marketingun digjital , por viteve të fundit edhe kompanitë në Kosovë aplikojnë strategjitë digjitale për promovimin e produkteve dhe shërbimeve brenda dhe jashtë vendit.

Arsyeja pse është zgjedhur kjo temë është për shkak të ndikimit të marketingut digjital në rritjen e të ardhurave në organizata , kuptimin dhe përdorimin e llojeve të marketingut digjital. Fokus të veçantë i kam kushtuar marketingut online dhe krahasimit ndër vite të mjedisit ekonomik në Kosovë.

Për të i’u përgjigjur pyetjeve të këtij studimi është bërë një analizë dhe hulumtim më i detajuar për strategjitë e Marketingut Digjital i cili është paraqitur tek shqyrtimi i literaturës. Gjatë hulumtimit kam përdorur metodën kualitative duke hulumtuar në literaturë , internet si dhe metodën kuantitative ku janë mbledhur të dhëna numerike. Gjatë punimit është përdorur edhe metoda deduktive ku prej një teme të përgjithshme jemi fokusuar në segment më të veçantë .

Si përfundim është arritur të kuptohet rëndësia e marketingut digjital në kompanitë brenda Kosovës dhe se cili është ndikimi tek tregu kosovar në bërjen e biznesit me anë të marketingut dixhital.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1825

Included in

Business Commons

Share

COinS