Date of Award
Winter 2-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Arbër Sadiki
Language
Albania
Abstract
Ky punim i takon fushës së arkitekturës i bazuar në një Zone Edukative Sportive dhe Turistike, zonë e cila ndodhet në pjesën jugore të qytetit të Pejës, dhe kufizohet në veri me parkun e qytetit, Parku Karagaq. Shtrihet në një sipërfaqe prej 61.500 metra katror dhe si e tillë zë hapsirën më të madhe në kuadër të zonës EST me pjesëmarrje prej 50 %. Kjo qendër Universitare në kuadër të zonës urbane EST i është dedikuar funksionit shoqëror edukativ. Përmes këtij punimi do të paraqitet një kampus me vision dhe koncept modern ku dhe projekti në teresi do të marrë një pamje më ndryshe nga që është parashikuar.Kampusi paraparë Universitare Haxhi Zeka është paksa i dendur krahasuar me normativat evropiane të planzifikimit, ku për një student parashihet sipërfaqja e trollit prej 20 meter katror.Në këtë aks janë parapare ndërtimi i 5 fakullteteve të baraz-ndara mes tyre me 4 amfiteatra me kapacitet prej 180 ulëseve.Fakulltetet kanë destinim dhe funksion të ndryshëm dhe rrjedhimisht edhe kapacitet të ndryshëm. Duke parë kërkesat e detyrës projektuese si teme kryesore e këtij kampusi Universitar është projektimi i një bibloteke duke ju ofruar kushte komode studentëve me një pamje malore, relaksuese si dhe nje liqe me stil rekreacioni kushte për qëndrim ditor duke shijuar pamjet ne sezonin verore, Kërkimi i idesë arkitekturore dhe artistike ne te gjithë kompleksin e biblotekës bazohet ne idetë e mija dhe tiparëve përbërse te mjedisit. Përzgjedhja ime që ky kampus Universitar te kete nje biblotek me standrde evropiane jame munduar qe idete e mija ti shfaq ne një projekt final që mos te jete nje skenar utopik dhe dicka e parealizushme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.836
Recommended Citation
Pula, Vullnet, "KAMPUS UNIVERSITAR BIBLOTEKA" (2019). Theses and Dissertations. 947.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/947