Date of Award

Spring 4-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Imeri - Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Ndryshimet e sjella në digjitalizimit e proceseve bankare, kanë efekte në shumë Fusha të ndryshme financiare. Bizneset dhe modelet e bizneseve janë përballë transformimeve të mëdha, veçanërisht problematike këtu është mungesa e konkretizimit të digjitalizimit, si dhe efektet aktuale dhe përfitimet rezultuese. Në sfondin e transformimit digjital, lind pyetja se deri në çfarë mase funksioni financiar ndikohet nga digjitalizimi.

Duke pasur parasysh shkallën e lartë të pasigurisë lidhur me mjedisin e biznesit në të ardhmen, ende nuk është e qartë se deri në çfarë mase do të preken fushat financiare dhe, mbi të gjitha, se si profilet e biznesit do të duhet të përshtaten me këto fusha. Qëllimi i këtij punimi është përgjëgjëja e pyetjës qendrore se çfarë ndryshimesh po përjetojnë funksionet financiare në Bankë dhe cilat janë efektet e Investimeve në kuadër të digjitalizimit.

Si do të ndryshojnë funksionet financiare në rrjedhën e digjitalizimit në Bankë? dhe

Cilat janë effektet positive si dhe negative të Investimeve?

Ku dhe në këtë rast bazohem në hipotezat e mëposhtme:

Hipoteza 1: Në rrjedhën e procesit të digjitalizimit funksionet financiare ndryshojnë në mënyrë të qëndrueshme.

Hipoteza 2: Investimet do të ndikohen positivisht më digjitalizimin dhe ndryshimin e funksioneve financiare në bankë.

Në radhë të parë, do t’i shpjegojë disa kocepte si bazat e funksioneve financiare, disa aspekte të transformimit digjital si dhe disa modele të reja të biznesit përmes literatures apo referencave teorike. Kështu duke u bazuar në vlerësimet e literaturës, paraqitet një pasqyrë e parë e të kuptuarit të funksioneve financiare të botës digjitale.

Me fitimin e njuhurive të reja, do të duhet të sintetizohen kërkesat e reja në funksionin e ardhshëm financiare. Po ashtu, paraqitet një fokus i veçantë në kuptimin e roleve të palëve të përfshira, proceseve dhe kompetencave të Investimeve në digjitalizimin e funksioneve financiare. Struktura organizative, kultura dhe teknologjia janë faktorë të rëndësishëm në këtë proces të transformimit. Për të fituar njohuri në praktikat e implementimit dhe vlerësimet e funksioneve financiare, kamë intervistuar një ekspertë të punësuar në Bankë. Veçanërisht e rëndësishme është tema Big Data (të dhënat e mëdha) dhe lidhur me këtë, Data Analytics (analiza e të dhënave).

Ky punim rezultoi në një plan gjithëpërfshirës për funksionet financiare në të ardhmen si dhe efekteve të Investimit. Funksionet e reja financiare për Investimet karakterizohet kryesisht si një agjent transformimi që i drejton ndryshimet përmes teknikave të analizës së avancuar dhe njohjës së potencialit të optimizimit dhe krijimit të proceseve të reja.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1841

Included in

Business Commons

Share

COinS