Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Ekonomia globale është duke u transformuar me një ritëm të shpejtë, derisa teknologjia është instrumenti kryesor për këtë ndryshim. Ndikimi i revolucionit teknologjik po përjetohet në të gjitha sferat e jetës gjithashtu edhe në sektorin bankar në Kosovë. Banka nuk është më e kufizuar vetëm në sistemin tradicional të relacioneve me klientin, por është transformuar në një sistem modern të afarizmit bankar virtual. Sot, në tregun global të gjitha bizneset, të të gjitha industrive dhe madhësive, nga kompanitë e mëdha deri tek kompanitë e vogla dhe private, po i kushtojnë rëndësi relacioneve me klientë, për të fituar klientë besnik. Filozofia e menaxhimit të orientuar nga klienti është duke u përdorur gjithnjë e më shumë nga kompanitë. Ndikimi i menaxhimit të marrëdhënieve me klientë në performancën e kompanisë është një çështje së cilës po i kushtohet vëmendje kohët e fundit. Në kushtet kur në sektorin bankar në Kosovë po bëhen përpjekje për digjitalizimin e proceseve, do të ishte e arsyeshme të realizohej një studim që heton ndikimin e transformimit të shpejt digjital në relacion me klientët dhe punonjësit, si dhe në performancën e bankave. Në çfarë niveli gjendët sistemi CRM në sektorin bankar në Kosovë. Si janë duke e aplikuar teknologjinë digjitale në CRM Bankat në Kosovë. A është i suksesshëm transformimi digjital në CRM në bankat në Kosovë.

Punimi dokumenton një punë disa vjeçare në një Bankë në Kosovë dhe evidenton gjendjen aktuale të sistemeve të CRM-së në sistemin bankar, duke u fokusuar në bankat që e kanë të implementuar sistemin e CRM-së dhe ato të cilat janë në proces të implementimit. Hulumtimi bazohet në metodat kualitative, në raste të studimit dhe krahasimet ndërmjet tyre. Punimi mbyllet me konkluzionet dhe rekomandimet.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2328

Included in

Business Commons

Share

COinS