Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Selami Syla

Language

Albanian

Abstract

Në punim është shqyrtuar se si bëhet menaxhimi i performancës në sektorin publik dhe sa ndikon menaxhimi dhe vlerësimi i performancës së punonjësve të sektorit publik. Menaxhimi i burimeve njerëzore është një proces i cili është i fokusuar tek marrëdhëniet njerëzore, ku në mënyrë që kontributi i tyre në punë të jetë sa më i madh, me anë të menaxhimit bëhet sigurimi i mirëqenies së tyre.

Vlerësimi i performancës lidhet ngushtë me suksesin e një institucioni sepse sa më e madhe të jetë performanca e punonjësve aq më shumë edhe institucioni në tërësi do të korr sukses, por për të arritur një performancë në nivel, duhet të ketë qëllime të caktuara të cilat të cilat më pas do ta tregonin rezultatin. Menaxhimi i burimeve njerëzore ka kaluar nëpër një proces të gjatë të zhvillimit derisa ka arritur në statusin që ka marr sot, si një nga funksionet më të rëndësishme të menaxhimit në një organizatë, sektor apo njësi. Menaxhimi i burimeve njerëzore mund të themi se është pjesa më e rëndësishme e funksionit të proçesit të menaxhimit. Koncepti i burimeve njerëzore është zgjeruar nga termi menaxhim i burimeve njerëzore në zhvillim të burimeve njerëzore, i cili ka të bëjë me mbështetjen dhe aftësitë qe u jepen punonjësve jo vetëm për të realizuar punën e tyre, por edhe për t’u përgatitur për rritjen e karrierës së tyre. Vlerësimin e performancës si term e kemi hasur nëpër literatura të ndyshme apo edhe në punë praktike, mirëpo nuk është termi i vetëm qe e kemi dëgjuar pasi që vlerësimi i performancës është perdorur me emra të ndryshëm, si klasifikim i punonjësve, rishikim i performancës, apo rezultatet e performancës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.278

Share

COinS